Flash

Fitore me përmbysje në Klasike, Vllaznia humb edhe penallti: Tirana marshon e sigurtë drejt titullit

Lapsi.al 12 March 2022
Fitore me përmbysje në Klasike, Vllaznia humb edhe penallti: Tirana

Vllaznia-Tirana ishte një ndeshje që nuk duhej humbur nga asnjë prej skuadrave në fushë, por në fund misionin e përmbushin bardheblutë që fitojnë me përmbysje 1-2 në Loro Borici. Golit të shpejtë të Aralicës, kryeqytetasit iu përgjigjën me Ismajlgecin në fundin e pjesës së parë dhe me Hotin në të 70.

Vllaznia tregon edhe njëherë mungesën e të qenit protagonistë në ndeshjet që i duhen, duke rrezikuar tashmë të humbasë edhe vendin e tretë. Të besuarit e Shehit, në anën tjetër, tregojnë karakterin e dytë dhe vendosin një hap të sigurtë drejt titullit kampion, ku asgjë nuk duket se mund ti shqetësojë.

E të mendosh që në Shkodër publiku në Loro Borici u ekzaltua nga goli i Aralicës që në minutën e 7, duke e bërë të mendonin për një fitore të madhe, për renditjen e moralin, duke qenë se pas shpine ndjejnë rrezikun e Partizanit në objektivin Europë. Shkodranët humbën edhe një penallti me Latifin, që goditi shtyllën në minutën e 26. Kryeqytetasit nuk e humbën mendjen dhe arsyetuan, pavarësisht mungesave të rëndësishme në mesfushë, duke u përgjigjur në minutën e 42′ me barazimin e Ismajlgecit.

Një injektim besimi për pjesën e dytë, që 25 herë kampionët e shfrytëzuan, duke kërkuar ta fitonin ndeshjen. Vllaznia shpesh në vështirësi dhe me gabime në ndërtimin e aksioneve u dënua në minutën e 70′ nga Hoti, që zëvendësoi pikërisht Totren e padisponueshëm. Me këtë rezultat, Tirana ngjitet në 56 pikë dhe të paktën për një ditë është +11 nga Laci, ndërsa Vllaznia mund ta shohë veten të kaluar edhe nga Kukësi, në rast se veri lindorët kanë sukses në sfidën me Dinamon.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI