Flash

Video/ Autogol, dygolësh e Szczesny pret penallti: Juventus bën 15 ndeshje pa humbje

Lapsi.al 12 March 2022
Video/ Autogol, dygolësh e Szczesny pret penallti: Juventus bën 15

Vazhdon vrapimi i Juventus në zonën e Champions. Në javën e 29 të Serie A, skuadra e Allegrit mposhti Sampdorian 1-3, ngjitet në 56 pikë dhe komplikon situatën në renditjen e Sampdorias. Në Ferraris, në pjesën e parë vendosi një autogol i Yoshidas (23') që zhbllokoi lojën, më pas Morata (34') dyfishoi nga pika e bardhë për shkak të një faulli të Colley ndaj Kean. Në pjesën e dytë Szczesny (74') priti një penallti ndaj Candrevës, Sabiri (84') shkurtoi diferencën në një goditje dënimi, por në fund Morata (88') firmosi trisin që mbylli ndeshjen.

Nën sytë e teknikut të kombëtares së Italisë Mancin, një Juventus i pandalshëm fundosi Sampdorian që në pjesën e parë në Marassi me dy gola dhe asnjë goditje në portë me aksion. Një kryevepër cinizmi që mban firmat e Yoshidas, autor i autogolit që zhbllokoi lojën në minutën e 23 dhe të Moratas, i cili shënoi një penallti të siguruar nga Kean. Dy pritje të Szczesny përfunduan pa asnjë rast tjetër tablonë e pjesës së parë. Megjithatë portieri bardhezi e kishte rezervuar më të mirën pas rifillimit të lojës kur grushtoi penalltinë e Candrevës. Polaku u dorëzua vetëm në goditjen e dënimit të Sabirit, falë një devijimi të Moratas, që në fund mendoi të vendoste shenjën e tij edhe për të mbyllur ndeshjen. Spanjolli vulosi rezultatin 3-1 në favor të bardhezinjve, duke e mbajtur Juven jo vetëm të pamposhtur në vitin 2022, por edhe duke marrë rezultatin e pesëmbëdhjetë të dobishëm radhazi, ndërsa Sampdoria dorëzohet, pas dy fitoreve në shtëpi.

Serie A Italy

Salernitana 2-2 Sassuolo

Spezia 2-0 Cagliari

Sampdoria 1-3 Juventus

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI