Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

CR7, goleadori më i mirë i historisë së futbollit: "Tmerrësisht i lumtur"

Lapsi.al 13 March 2022
CR7, goleadori më i mirë i historisë së futbollit:
CR7 është rikthyer dhe e ka bërë në mënyrën e tij. Polemika, përjashtime, iluzione për dëmtime që ndoshta nuk ekzistonin, fraza të fshehta që sugjeronin një marrëdhënie aspak paqësore me trajnerin e tij. Pastaj del në fushë dhe bën atë që bën më së miri. Trigolësh ndaj Tottenham, i pari që kur u bashkua me United, 807 gola të arritur në karrierë (me rrjedhojë vendin më të lartë në podiumin e sulmuesve në historinë e futbollit, përpara Bican) dhe një Manchester që portugezi po e tërheq drejt një vendi të mundshëm në Champions. Në postimin në Instagram ai e deklaron veten “jashtëzakonisht i lumtur” dhe shton se “nuk ka kufi për Manchester United”. Klubi i tij, në Tëitter, e krahason me një tjetër legjendë të sportit, Tom Brady, ndër të tjera i pranishëm në Old Trafford për të ndjekur performancën e kolegut të tij në grupin e vogël të kampionëve absolut të sportit. Cristiano është 37 vjeç dhe është ende i aftë të bëjë diferencën. Tani, brenda pak ditësh, ai ka dy objektiva të rëndësishëm për të arritur: çerekfinalet e Ligës së Kampionëve (ndeshja në transfertë kundër Atletico Madrid përfundoi 1-1) dhe një vend në Katar, ku mund të përmirësojë rekordin e tij, duke qenë se ai është i vetmi që ka shënuar në katër kampionate të ndryshme botërore. E tani të gjithë janë të paralajmëruar...

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI