Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Inter mund t'i rikuperojë 5 pikët, por Pioli del hapur: "Tani nuk firmos për vendin e dytë"

Lapsi.al 13 March 2022
Inter mund t'i rikuperojë 5 pikët, por Pioli del hapur:

Goli i Kalulu i dha Milanit tre pikë në ndeshjen kundër Empolit. Një sfidë e ndërlikuar që i lejoi kuqezinjtë gjithësesi të konsolidojnë kryesimin e renditjes: "Ndeshja tjetër është më e rëndësishmja - komentoi Pioli në fund të ndeshjes - ne duhet të mendojmë kështu sepse jemi aty për të luftuar për diçka të rëndësishme". Renditja është gjithmonë “virtuale”: “Do të ishte më e rregullt sikur të gjitha skuadrat të kishin luajtur të gjitha ndeshjet. Kundër Empolit ishte një fitore e rëndësishme”.

"Empoli vrapoi shumë dhe mirë, ne gabonim daljet në pjesën e dytë dhe e patëm të vështirë". Milani është në garë për titullin: "Unë do të flas për këtë vetëm para ndeshjes së fundit. Nuk kam ndërmend të firmos për vendin e dytë, dua që djemtë e mi të vazhdojnë të japin më të mirën e tyre. E kemi parë sa e vështirë është është për t'i fituar ndeshjet, nuk do të shohim as shumë përpara, as shumë prapa”.

Suksesi erdhi pas një paraqitjeje me dy fytyra, por fitorja peshon shumë: "Ne ishim pak më larg njëri-tjetrit në pjesën e dytë, edhe për shkak të lodhjes. Nëse duam të bëjmë presion përpara, duhet ta bëjmë të gjithë, ndonjëherë edhe falë Empoli, arritëm të rikuperonim topin në sulm. Rrezikuam pak në pjesën e dytë sepse bëmë më pak lëvizje, duke u kënaqur me qarkullimin. Duhet të përmirësojmë çdo situatë, por nëse nuk e dominuam lojën, është e vërtetë që ne e kontrolluam me kujdes. Të fitosh në këtë mënyrë do të thotë se skuadra ka mentalitet fitues sepse në ndeshjet e ardhshme betejat do të jenë edhe më të ashpra".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI