Flash

Lufta në Ukrainë, FSHF gati të strehojë 100 familje futbollistësh ukrainas

Lapsi.al 13 March 2022
Lufta në Ukrainë, FSHF gati të strehojë 100 familje

Rezoluta e miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të 2 marsit, të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku dënohej agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës, është gati të konkretizohet. I votuar në unanimitet nga të gjithë delegatët e Asamblesë së FSHF, të solidarizuar menjëherë me popullin ukrainas dhe në veçanti me komunitetin e futbollit ukrainas, tani FSHF është gati të japë kontributin e saj për cështjen.

Paralelisht, FSHF ka pasur vazhdimisht komunikime institucionale dhe personale me zyrtarët e Federatës Ukrainase të Futbollit gjatë gjithë kësaj kohe, që nga nisja e sulmit ushtarak rus në Ukrainë. Presidenti i Federatës së Ukrainës, Andrii Pavelko, i cili është gjithashtu anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka marrëdhënie miqësore me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka dhe të dy kanë biseduar vazhdimisht ditë pas dite për zhvillimet që po ndodhin në Ukrainë e për mënyrën se si pala shqiptare mund të ndihmojë sadopak komunitetit ukrainas të futbollit në këtë moment të vështirë.

Duke pasur një përvojë fatkeqësisht të ngjashme luftërat dhe me mikpritjen që i kemi bërë popullit të Kosovës më shumë se dy dekada më parë, FSHF e ndjen fare mirë tragjedinë dhe dramën që po kalojnë ata njerëz në Ukrainë. Për këtë arsye FSHF ka shprehur të gjithë gatishmërinë për të mikpritur rreth 100 familje nga komuniteti i futbollit ukrainas, që pritet të vijnë në Shqipëri për t’u strehuar për një periudhë të pacaktuar. FSHF është në diskutime intensive me Federatën e Ukrainës për të planifikuar të gjithë teknikalitetet përkatëse, që nga transporti, përzgjedhja e familjeve, udhëtimi për në Shqipëri dhe deri te akomodimi.

FSHF do të bëjë gjithçka që këto familje të ndihen si në shtëpi në Shqipëri, duke mbuluar edhe shpenzimet përkatëse. Sakaq, pritet një përgjigje përfundimtare nga Federata e Ukrainës, që do të përzgjedhë familjet më në nevojë për të nisur punën në terren për sjelljen e tyre në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI