Flash

"Nuk flas më deri sa të mësoj shqip": Longo braktis intervistën, por a do ketë kohë të mësojë?

Lapsi.al 13 March 2022
"Nuk flas më deri sa të mësoj shqip": Longo braktis

“Përshëndetje, para së gjithash kam qenë dhe jam i lumtur me ekipin. E dyta nuk dua të flas deri sa të mësoj shqip. Sepse nuk dua që njerëzit të keqkuptojnë fjalët që them”. Këto ishin fjalët e Diego Longos para se të largohej nga intervista e post-ndeshjes me Dinamon. Tekniku i Kukësit ka zgjedhur të bëjë këtë sjellje, pavarësisht se skuadra e tij u kthye të fitonte pas katër ndeshjesh. Një lloj reagimi nervoz në raport me median, të cilën italiani e akuzon se i tjetërson fjalët e tij, e me shumë mundësi kjo lidhet me momentet kur Longo ka menduar të largohet e më pas e ka ndryshuar, ose ia kanë ndryshuar mendjen.

Gjithësesi, pikët në renditje me vendin e tretë dhe jashtë luftë për gjithcka tjetër përvec se një vendi në Europë, nuk janë një garanci që tekniku të ketë kohë për të mësuar gjuhën shqipe, përpara se të dalë sërisht para mediave për të respektuar akordin në të cilin trajneri është i detyruar të dalë e të flasë pas ndeshjeve për transmetuesit zyrtar të kampionatit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI