Flash

Rama flet për ZDF: Nuk mund t'u them jo 4 miliardëve

Një vend i mbuluar me rozë. Në Shqipëri, po zhvillohen protesta kundër një resorti luksoz të planifikuar nga familja Trump. Prej kohësh, ky projekt është bërë më shumë sesa thjesht një projekt ndërtimi, por ka të bëjë edhe me kritikat ndaj Kryeministrit Rama.

18:19

“Sa larg do shkojmë, t’ia lemë kohës". Gega 'terapisti' i Skënderbeut cinik me Zguron: "Nuk je më i stresuar ti se Takaj"

Lapsi.al 13 March 2022
“Sa larg do shkojmë, t’ia lemë kohës". Gega

"Nuk e ul kokën, është profesioni im, është ambient shumë i mirë, i jashtëzakonshëm. Jam i respektuar që do të përfaqësoj këtë qytet me këtë ekip. Sa larg do shkojmë, t’ia lemë kohës". Skënder Gega mund të kënaqet me një pikë të rëndësishme në fushën e Lacit, në debutimin e tij në pankinën e Skënderbeut. Tekniku tropojan e ka të qartë se duhet durim e guxim për të shpëtuar korcarët e vendit të fundit nga rënia nga kategoria.

Tekniku ka ndërhyrë edhe në cështjen Zguro, që është goditur nga tifozët dhe është zëvendësuar. Gega mundohet të bëjë terapistin, edhe pse e ka të qartë se fjalët në këto momente pak punë bëjnë: "Zguro është kapiten, e kam ndjekur dhe në intervista, është impulsiv dhe djalë që do të fitojë. Në momente të ndryshme Zguro ka reaguar jo si kapiten, duke marrë më shumë mbi kurriz. Sot nuk ishte faji i tij, kishte një opinion, një të kaluar. E nxora vetëm për të qetësuar situatën - tha tekniku, duke shtuar - I kam thënë Zguros, që t’i nuk mund të jesh më i stresuar se Takja. Bëj atë që ke mundësi”, përfundoi Gega.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI