Flash

Messi fishkëllehet në Paris, i ati nis kontaktet me Barcelonën: në Spanjë të sigurtë për kthimin e Pleshtit

Lapsi.al 14 March 2022
Messi fishkëllehet në Paris, i ati nis kontaktet me Barcelonën:

Për momentin janë vetëm zëra. Por në Spanjë bëjnë shumë zhurmë. Pas eleminimit në Champions League kundër Realit dhe fishkëllimave në Parc des Princes, Leo Messi mund të shqyrtojë mundësinë e largimit nga PSG dhe rikthimin në Barcelonë. Lajmi është i bujshëm dhe mediat iberike e raportojnë me insistim, duke i shtuar në fakt disa detaje të rëndësishme. Sipas asaj që thuhet, babai i Messit tashmë ka kontaktuar me drejtuesit Blaugrana për të diskutuar mundësinë e rikthimit dhe Xavi ka deklaruar se ka folur me Leon pas humbjes në Madrid.

Detaje të një enigme ende e gjitha për t'u montuar, por që mund të çojë gjithashtu në një rikthim të jashtëzakonshëm. Në Paris, në fund të fundit, Pleshti dhe familja e saj nuk duket se janë ambjentuar plotësisht dhe një rikthim në Spanjë nuk përjashtohet aspak. Sidomos nëse vijnë sinjale pozitive nga klubi blaugrana dhe tifozët. Një rikthim që nuk është se nuk ishte lajmëruar e që brenda ka shumë pendesë. “Herët a vonë do të kthehem në Barcelonë, do të doja të ndihmoja klubin”, deklaroi argjentinasi i cili sapo kishte zbritur në Paris. Një premtim që tashmë, pas protestës së ashpër të tifozëve parisien, mund të ketë një vazhdim konkret.

Edhe sepse lidhja me Xavi nuk është shkëputur kurrë. Edhe në këto ditë të fundit. “Kam folur me Messin pas eleminimit”, tha trajneri i Barçës. “I kam dhënë zemër. Jemi miq dhe flasim shpesh”. E kush e di nëse gjatë bisedës të dy nuk kanë folur edhe për të ardhmen dhe një kthim të mundshëm në “shtëpi”. Një rikthim në Spanjë që shumë e supozojnë duke pasur parasysh situatën e Leos te PSG dhe kritikat e rënda. “Jorge Messi ka bërë më shumë se një telefonatë drejt drejtuesve të Barcelonës edhe para kontestimeve në Parc des Princes”, siguron gazetari Gerard Romero, shumë i afërt me klubin katalanas. Zëra të konfirmuara edhe nga El Chiringuito, sipas të cilave “Leo do të ishte i lumtur të kthehej në Barcelonë dhe se për momentin asgjë nuk mund të përjashtohet në këtë drejtim”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI