Flash

"Leonardo në gijotinë". Pankarta, fishkëllima e kontestime: tifozët e PSG e kanë me Messi-Neymar

Lapsi.al 13 March 2022
"Leonardo në gijotinë". Pankarta, fishkëllima e

Messi, Neymar dhe Pochettino. Ata janë fajtorët kryesorë të eleminimit të PSG-së nga Champions League për publikun e Parc des Princes, të cilët me rastin e ndeshjes së sotme me Bordeaux i pritën me fishkëllima që në momentin e nxemjes. Gjatë leximit të formacioneve fishkëllimat më të forta u rezervuan sidomos në momentin e shpalljes së emrave të brazilianit dhe të Pleshtit (aq sa deejay rriti volumin e muzikës për të mbuluar zhurmën e një stadiumi të tërë), por jo kur u përmend emri i Mbappé, pavarësisht se lamtumira e tij në verë tani duket e qartë.

Kur nisi ndeshja, sa herë që Neymar apo Messi preknin topin, vinin fishkëllima të forta dhe e njëjta gjë ishte edhe për Pochettinon kur kamerat e inkuadronin dhe fytyra e tij shfaqej në ekranet gjigante të stadiumit. Pas rreth gjysmë ore, Virage Auteuil - bosh deri atëherë - u mbush dhe protesta shpërtheu me të gjithë fuqinë e saj: nga fishkëllimat, te 'olè' tallëse kur Bordeaux kishte topin, për të arritur te disa pankarta elokuente: "Mbappé në Paris, Leonardo në gijotinë", "Shoqëri, dorëhiquni", përpara se kthesa të zbrazej përsëri me tifozët që këndonin:" Paris c'est nous!" ("Ne jemi Parisi").

E njëjta muzikë në pjesën e dytë, aq sa edhe në momentin e golit të Neymar 2-0, publiku as nuk brohorisi dhe më pas vazhdoi të mbulonte brazilianin me fishkëllima.

POCHETTINO: "NË MADRID FAJI I ARBITRIT"

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, e ka komentuar kështu pasditen e përjetuar nga parisienët: "Ajo kundër Bordeaux ishte një ndeshje e vështirë, ashtu si edhe kontestimi, por skuadra reagoi me karakter. Jam i trishtuar për atë që ndodhi sot, si për atë që përjetova unë ashtu dhe për atë që ka përjetuar skuadra. Tifozët janë padyshim të zhgënjyer pas eliminimit nga Champions League. Faji është i yni, ne jemi përgjegjës për të gjitha këto".

SUAREZ: "GJITHNJË ME JU"

Menjëherë pas bilbilit të trefishtë të ndeshjes së Parc des Princes, në profilin e tij në Instagram, Luis Suarez ka dashur t'u kushtojë një mesazh ish-tridhëmbëshit te Barcelona: "Si gjithmonë, futbolli është pa kujtesë. Unë jam gjithmonë me ju, ju dua fort".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI