Flash

Video/ Torino e tërbuar për 11 metërshin e munguar, Cesari i jep të drejtë: "E pamundur mos ta japësh penallti"

Lapsi.al 14 March 2022
Video/ Torino e tërbuar për 11 metërshin e munguar, Cesari i jep

Në barazimin me Interin, që zikaltrit e rrëmbyen në shtesë, Torino vazhdon të jetë e tërbuar me arbitrin e ndeshjes Guida dhe me VAR-in. Granatat protestuan shumë për një kontrast mes Ranocchias e Belottit, por jo vetëm arbitri vazhdoi lojën, por edhe Massa e Preti në VAR nuk i dhanë të drejtë Torinos, për një penallti që dukej e qartë. Pak rëndësi ka në këtë pikë për skuadrën e Juric, që ish-arbitri Cesari në moviolën e bërë në emisionin Pressing e ka konsideruar "të qartë si drita e diellit".

"Jam i zhgënjyer nga mungesa e bashkëpunimit mes arbitrave në fushë dhe atyre të VAR. Çfarë i treguan arbitrat VAR Massa dhe Preti arbitrit Guida?", pyet ish arbitri Graziano Cesari në Pressing, duke bërë moviolën e episodit të inkriminuar në Torino-Inter, atë të faullit të Ranocchias ndaj Belottit. "E para është një imazh anësor nga i cili nuk mund të shihet pothuajse asgjë. E dyta është nga mesfusha dhe Mandragora mbulon pamjen. Çfarë nuk ka parë Var? Replay i parë që erdhi nga televizori, ai nga përballë portës. Në 57 sekondat e ndalimit të lojës janë dy persona që shikojnë imazhet. Cfarë i kanë thanë ata? E pamundur të mos i akordosh penallti Torinos duke parë këtë imazh”.

https://www.youtube.com/watch?v=7FK7ADMtlkE

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI