Flash

Juventus, çerekfinalet e Champions vlejnë mbi 10 milionë euro: Chiellini titullar për të mos gabuar me Villarreal

Lapsi.al 14 March 2022
Juventus, çerekfinalet e Champions vlejnë mbi 10 milionë euro:

Kryqëzimi i parë vendimtar për sezonin e Juventusit ka mbërritur. Ndërsa në kampionat ngritja e bardhezinjve, pavarësisht fjalëve të Allegrit, vazhdon në mënyrë të pashtershme me kreun vetëm shtatë pikë larg, në Champions tashmë është koha për jashtë ose brenda. Në Stadium, mbërrin Villarreal i Unai Emery, pas barazimit 1-1 në Spanjë dhe Allegri me këtë rast rikuperon Chiellinin mes titullarëve, me Dybalan në dispozicion në ndeshjes në vazhdim.

Kapiteni i Juventusit nuk ka luajtur që nga 6 shkurti, por është rikuperuar dhe Allegri duhet ta vendosë atë menjëherë përkrah De Ligt duke pasur parasysh rikuperimin e ngadaltë të Bonuccit. Eksperienca, vendosmëria dhe dëshira për të kapërcyer raundin me çdo kusht e bëjnë Chiellinin njeriun e duhur për të mos gabuar takimin me skuadrën spanjolle, më e vështirë se sa duket në letër, në një ndeshje që duhet fituar patjetër për të kaluar në cerekfinale.

I rikuperuar, por jo për të zbritur në fushë që nga minuta e parë, edhe Paulo Dybala. Argjentinasi do të ulet në stol dhe do të thirret në cështje nëse e kërkon ndeshja. Kalimi në çerekfinale është thelbësor nga pikëpamja teknike, por edhe nga ana ekonomike. Hyrja në tetë më të mirët e Europës do të thotë të arkëtosh 10 milionë euro të tjera, pas dy vitesh zhgënjimesh të dhuruara nga Porto dhe Lyon.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI