Flash

Sanchez eviton humbjen e Interit në shtesë: Torino i heq mundësinë e kreut Inzaghit

Lapsi.al 13 March 2022
Sanchez eviton humbjen e Interit në shtesë: Torino i heq

Në ndeshjen e fundit të javës së 29 të Serie A, Interi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Torinon, falë golit të Sanchez në minutën e 93 dhe zbriti në vendin e tretë, -4 nga Milani, ndonëse ndeshja kundër Bolonjës është gjithmonë për tu rikuperuar. Bremer, objektivi i merkatos pikërisht i zikaltërve, zhbllokoi ndeshjen në një rrëmujë në minutën e 12'. Granatat kërkuan edhe një penallti evidente për faullin e Ranocchia ndaj Belottit (36'), bëjnë një lojë të shkëlqyer por në fund u befasuan nga kiliani në shtesë të plotë.

Fundjava në të cilën të gjithë rivalët e titullit u përgjigjën prezent, dukej e destinuar të përfundonte në mënyrën më të keqe për Interin. Të privuar nga 'fari' Brozovic, kampionët e Italisë në pjesën e parë kaluan në disavantazh (Bremer) dhe më pas u falën nga arbitri Guida, i cili në të 36' nuk sanksionoi me penallti një faull të Ranocchias ndaj Belottit. Por në fund me forcën e nervave, më shumë se me lojë, zikaltrit gjetën golin e barazimit me atë Sanchez, që gjatë javës kishte marrë mbi vete të gjithë fajin për eliminimin nga Champions League. Befasohet skuadra e Juric, i cili po shijonte suksesin e parë pas 7 ndeshjesh. Por as zikaltërit nuk mund të gëzohen shumë, pasi për herë të parë pas disa muajsh nuk janë më zotër të fatit të tyre. Edhe me një ndeshje për t'u rikuperuar, ata janë -4 nga Milani, ndërsa Napoli është në +1 dhe Juve vetëm 3 pikë larg.

Serie A Italy

Fiorentina 1-0 Bologna

Verona 1-2 Napoli

Atalanta 0-0 Genoa

Udinese 1-1 Roma

Torino 1-0 Inter

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI