Flash

"Edhe një fëmijë 2 vjeç do e dallonte": penalltinë që favorizoi Interin, tifozët e krahasojnë me atë Ronaldo-Iuliano

Lapsi.al 14 March 2022
"Edhe një fëmijë 2 vjeç do e dallonte":

Zemërimi i Torinos pas barazimit ndaj Interit rritet edhe më shumë në vend që gjakrat të ftoheshin. Penalltia e qartë, e pa fishkëllyer për faullin e Ranocchias ndaj Belottit në minutën e 36 të pjesës së parë me Guidan që gaboi duke treguar topin dhe, më pas, Massa nuk e thërriti atë në VAR pavarësisht imazheve të qarta, ka nervozuar granatat. Drejtori sportiv i Toros, Davide Vagnati nuk përdori lojëra fjalësh për të treguar se klubi i tij ndihet i vjedhur: "Si mund të mos japësh një penallti të tillë? Ka dy gabime: së pari gaboi Guida në fushë dhe pastaj VAR. Kjo është një penallti para VAR dhe pas VAR, një gabim flagrant”.

Nuk e beson akoma atë që ka ndodhur Vagnati: "Është hera e parë që pas një ndeshje prezantohemi për të folur si klub. Kemi respekt të madh për ata që duhet të marrin vendime të caktuara, por kjo është absurde. Jemi në javën e 21 e akoma nuk na kanë dhënë një penallti në favor. Nuk e kuptoj se si është e mundur një gjë e tillë. Kam biseduar me arbitrin në pjesën e dytë, ai më tha se nëse nuk është thirrur nga VAR tregon se ka marrë vendimin e duhur".

Për tifozët ndërkohë shfrenohet fantazia: Ranocchia-Belotti si Ronaldo-Iuliano. Nuk ndalet zemërimi i tifozëve për penalltinë e mohuar Torinos që favorizoi Interin. Ata të Torinos, që e konsiderojnë veten të grabitur nga fitorja, por edhe të skuadrave të tjera, përfshirë Milanin, Napolin, madje edhe Juventusin, janë të bindur se episodi mund të ndikojë në garën e kampionatit. Nga karikaturat satirike, me arbitrat në dhomën e VAR duke fjetur gjatë sfidës, tek komentet më të ashpra, si ato që raportojnë për një kampionat të falsifikuar: në rrjetet sociale flitet vetëm për Ranocchia-Belotti.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI