Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Koeman u shkarkua brutalisht nga Laporta: “Më hoqi në avion, lojtarët ishin ulur pas nesh”

Lapsi.al 14 March 2022
Koeman u shkarkua brutalisht nga Laporta: “Më hoqi në avion,

Ronald Koeman sulmon sërish Joan Laportan, këtë herë për modalitetet e shkarkimit. Holandezi u lirua nga detyra e tij në tetor pasi pësoi tre humbje në katër ndeshjet e tij të fundit si trajner i Barcelonës. Shkarkimi i tij ishte në ajër prej javësh për shkak të një fillimi jashtëzakonisht zhgënjyes të sezonit, në La Liga dhe në Champions League. Fatale, megjithatë, për 58-vjeçarin ishte ndeshja e humbur ndaj Rayo Vallecanos 1-0.

Por si u shkarkua ish-mbrojtësi? Për ta thënë të vërtetën ka menduar ai vetë në programin televiziv Hoge Bomen. Hollandezi ka shpjeguar se është shkarkuar në aeroplan teksa po ktheheshin nga transferta në ndeshjen e tij të fundit. Një modalitet që e lëndoi shumë teknikun, sepse ishin të pranishëm të gjithë lojtarët: “Mënyra se si më shkarkoi Laporta? Një gjë që më lëndoi ishte se lojtarët ishin ulur pas nesh në aeroplan, ndërsa unë duhej të ulesha pranë tij. Ai gjithmonë thërret, unë jam një legjendë e klubit. Provoje atëherë dhe do të veproj ndryshe!”.

Laporta ka thënë gjithmonë se holandezi është dhe do të mbetet një legjendë e klubit, por gjithsesi 58-vjeçarit nuk i ka pëlqyer sjellja e drejtuesve katalanas. Koeman bëri 264 paraqitje për Barçën, duke shënuar 88 gola dhe duke fituar katër tituj të La Ligës gjatë kohës së tij si lojtar. Si trajner, megjithatë, ai drejtoi Barcelonën në 67 ndeshje, me një përqindje fitoresh prej 58%.

Vetëm pak ditë më parë ish-trajneri blaugrana kishte sulmuar presidentin Laporta në mikrofonat e programit Algemeen Dagblad: “E kuptova menjëherë që nuk isha trajneri i Laportës. Nuk më kishte zgjedhur mua. Nuk më dhënë të njëjtën kohë që po i japin Xavit. Pastaj më pati thënë njëmijë herë se nuk do ta zgjidhte kurrë sepse i mungonte përvoja. Megjithatë, jam i lumtur që skuadra po ecën më mirë tani, e shoh edhe De Jong më të përfshirë në lojë”. Pas negociatave të tensionuara, Barcelona ra dakord t'i paguante Koeman 10 milionë euro si kompensim pas përfundimit të kontratës së tij.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI