Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Incidentet e Tirana-Vllaznia shqetësojnë sigurinë e finales së UECL: nesër takim i nivelit të lartë me ekspertë të UEFA-s dhe qeverisë

Lapsi.al 17 January 2022
Incidentet e Tirana-Vllaznia shqetësojnë sigurinë e finales

Incidentet e ndodhura në Klasiken mes Tiranës e Vllaznisë janë një sirenë alarmi që nuk duhet anashkaluar e që vlen për më tepër si mësim për tu kujdesur që në finalen europiane gjithcka të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Pikërisht për arsyen e sigurisë, do të zhvillohet në Tiranë, në kuadër të përgatitjeve për finalen e UEFA Europa Conference League, që do të luhet në stadiumin “Air Albania” më 25 maj 2022, një takim i nivelit të lartë.

Pas vizitës së ekspertëve të sigurisë të UEFA-s pak ditë më parë, një tjetër delegacion i UEFA-s mbërrin në fillim të javës në kryeqytet për të zhvilluar takime të nivelit të lartë me përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe vendore me temat kryesore çështjet e mobilitetit e transportit si edhe të sigurisë publike në Tiranë.

Delegacioni i radhës i UEFA-s do të pritet të martën paradite në Kryeministri në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zv.kreytar i Bashkisë Tiranë, Arbian Mazniku, Presidentin e FSHF-së, Armand Duka dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Në këtë takim do të diskutohet gjithashtu për çështje të transportit publik, kapacitetet aeroportuale, kapacitetet pritëse në të gjitha pikat e hyrje-daljeve kufitare të Shqipërisë, sigurinë në stadiume dhe sigurinë publike në tërësi para dhe pas finales së UEFA Europa Conference League.

Grupet inspektuese të UEFA-s kanë parashikuar vizita të tjera në kuadër të finales së UEFA Conference League edhe në muajt shkurt dhe mars për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me akomodimin, infrastrukturën, tifozerinë, aspekte teknike të finales.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI