Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Video/ Portierët, më të mirët në fushë: Atalanta ndërpret vrapimin e Inter pas 8 fitoreve radhazi

Lapsi.al 16 January 2022
Video/ Portierët, më të mirët në fushë: Atalanta

Ndalet në 8 seria e fitoreve të njëpasnjëshme të Interit, që në javën e 22 të Serie A barazon 0-0 me Atalantën, duke kaluar në +2 ndaj Milanit, i dyti në renditje. Në pjesën e parë mundësia më e mirë erdhi në këmbët e Sanchez, por Musso ishte i mrekullueshëm (24'). Në fillimin e pjesës së dytë Handanovic është i pakalueshëm ndaj Pessinës (49'), ndërsa portieri argjentinas iu përgjigj duke ndalur goditjet e Dzekos (59') dhe Vidal (76'). Në fund, slloveni shpëton Interin në tentativat e Muriel dhe Pasalic.

Një breshëri rastesh, pritje spektakolare, veprime të bukura dhe mundësi të humbura në të dy krahët, por në Bergamo mungoi mysafiri më i rëndësishëm i festës: goli. Nuk shënoi as Atalanta, e guximshme, por e penalizuar nga mungesat e shumta, as Interi, autoritar si tashmë di të jetë gjithmonë. Kampionët e Italisë e kishin cuar topin në rrjetë gjithnjë në 39 ndeshjet e fundit të kampionatit dhe kjo e bën shumë të pazakontë rezultatin. Ky 0-0 argëtues, sidoqoftë, mund të bëjë të lumtur Gasperinin, por nuk i sjell dëshpërim as Interit, i cili ndërpreu një rrugëtim të shtruar me tetë fitore radhazi. Tani Milani do të mund ta kapërcejë në krye të renditjes, me një ndeshje më shumë, por skuadra e Inzaghit del në mënyrën më të mirë nga një nga ndeshjet më të vështira jashtë fushe të fazës së dytë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI