Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Video/ "Ik q**, copë m**i": Da Silva tërbohet nga zëvendësimi, Braric e 'sqaron' pas ndeshjes

Lapsi.al 16 January 2022
Video/ "Ik q**, copë m**i": Da Silva tërbohet nga

Sfida mes Tiranës e Vllaznisë kishte shumë episode, duke filluar nga provokimet e tifozëve te tymueset e fishekzjarret e hedhura në fushë, por në fushë tërhoqi vëmendjen konflikti i cuditshëm mes Da Silvas e teknikut Thomas Brdaric. Një zëvendësim që tekniku e mendoi të detyrueshëm, ndërsa lojtari si tendencioz. Pikërisht në minutën e 25 sulmuesi brazilian i shkodranëve, Da Silva, ka marrë një carje në fytyrë pas kontrastit të pafat me një lojtar të Tiranës.

Brdariç vendosi largimin nga fusha të futbollistit, duke lënë brazilianin të habitur e plot gjestikulacione drejt gjermanit dhe më pas, kur iu afrua pankinës nisi të shante trajnerin: ”Çfarë problemi ke?’, tha fillimisht i nervozuar ai duke shpërthyer më pas në të shara në anglisht në drejtim të teknikut. “Ik q…, cope m…” ishin thirrjet që lëshoi ai në drejtim të tij, para se të futej i nervozuar në dhomat e zhveshjeve.

Pas ndeshjes së përfunduar në barazim, Brdaric ka dashur të shmangë polemikat, por e ka evidentuar qartë se sjellja e lojtarit nuk i ka pëlqyer: "Mendoj se në ishim në trysni se na sinjalizuan doktorët se duhej zëvendësuar dhe e bëmë me shpejtësi, sepse kur jemi me një më pak është problem. Çdokush duhet të pranojë një gjë të tillë kur zëvendësohet - shpjegoi gjermani atë që ndodhi në fushë -. Mendoj se ka shumë adrenalinë gjatë ndeshjes. Nuk kishim plan ta ndërronim, por duhet të pranojmë edhe që reagimi nuk ishte i mirë. Duhet të flasim se ai nuk e kuptoi që ishte çështje kohe që duhej të ndërrohej" përfundoi tekniku kuqeblu.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI