Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Video/ Festa e munguar pas golit e vështrimi agresiv i Dybalas për drejtuesit: "Ndodhën shumë gjëra, nuk dua të flas"

Lapsi.al 16 January 2022
Video/ Festa e munguar pas golit e vështrimi agresiv i Dybalas për

Nuk pati asnjë festë për Paulo Dybalan pas golit që zhbllokoi ndeshjen mes Juventusit dhe Udineses në Torino. Menjëherë pas realizimit, argjentinasi u drejtua drejt qendrës së fushës pa festuar dhe duke kthyer një vështrim agresiv plot polemike nga tribuna qendrore, ndoshta drejt drejtuesve të Juventusit, fajtor që nuk e kanë mbyllur ende rinovimin e kontratës. Konfirmimi se situata është të paktën delikate, në mos e plasaritur vërtet.

“Po kërkoja një shok që e kisha ftuar, por nuk e gjeta në tribuna, kishte kaq shumë njerëz – bëri shaka ai para se të bëhej serioz –. Nëse duhet të më besoni? Nuk e di, varet nga ju. Rinovimi? Kanë qenë shumë lajme dhe kanë ndodhur kaq shumë gjëra. Preferoj të mos flas për këtë”, tha ai menjëherë pas ndeshjes. Pastaj përsëri: "Klubi ka vendosur që do të diskutohet mes shkurtit dhe marsit. Nuk kam asgjë për t'i vërtetuar askujt, jam në dispozicion të trajnerit dhe jam duke pritur".

Në lidhje me ndeshjen, kapiteni i Juventus e ka më të lehtë të flasë: “Mendoj se bëmë një ndeshje të mirë. Duhet të përpiqemi t'i japim vazhdimësi lojës pas golave, shumë herë ndodh që pasi shënojmë mbrohemi më shumë, kemi frikë. Duhet të luajmë më shumë për këtë. Ne jemi Juventusi dhe jemi afër atyre që janë mbi ne. Duhet të përpiqemi të fitojmë, nuk kemi një lojë të mirë, nuk është forca jonë. Duhet të fokusohemi te dëshira, te vrapimi”.

https://www.youtube.com/watch?v=ljMKROJT0Co

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI