Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Video/ Spektakël i Lewandowskit, 23 gola në 19 ndeshje: Bayern kthehet +6 nga Dortmund

Lapsi.al 15 January 2022
Video/ Spektakël i Lewandowskit, 23 gola në 19 ndeshje: Bayern kthehet

Bayern Mynih kryesues triumdoi 4-0 ndaj Këlnit dhe u rikthye në +6 ndaj Borussia Dortmund, pas javës së nëntëmbëdhjetë të Bundesligës. Është Lewandowski me një tregolësh fenomenal dhe Tolisso që i dhanë fitoren të besuarve të Nagelsmann, që ngrihen pas humbjes kundër Gladbach. Në ndeshjet e tjera, fitore për Leipzig të Domenico Tedescos 2-0 ndaj Stuttgart dhe për Union Berlin (2-1 në Hoffenheim), që futet në zonën e Champions League.

KOLN-BAYERN MUNICH 0-4

Borussia thirri dhe Bayern iu përgjigj duke u rikthyer në +6 ndaj verdhezinjve në vendin e parë të renditjes. Në transfertën e vështirë (të paktën në letër) kundër një Këlni që vinte nga tre fitore radhazi, ndërsa skuadra e Nagelsmann nga humbja në shtëpi kundër Gladbach, ishin Leëandoëski dhe Tolisso ata që nënshkruan dy herë mes minutës së 9 dhe 25. Vendasit reaguan dhe ngushtuan diferencën në minutën e 31 me Uth, por VAR u kujdes ta anulojë golin për pozicion jashtë loje. Pasi i shpëtuar rrezikut, bavarezët administruan avantazhin e dyfishtë dhe në fillimin e pjesës së dytë iu afruan trisit me Musialën që goditi shtyllën nga një pozicion i shkëlqyer. Është vetëm çështje kohe dhe një super Lewandowski mendoi ta mbyllë ndeshjen plotësisht: golat në minutat e 63 dhe 74 fiksuan tregolëshin e tij personal, duke e ngjitur në 23 gola në Bundesligë.

https://youtu.be/vuWkOIePYWU

MAINZ-BOCHUM 1-0

Sfida në mes të tabelës i jep të drejtë Mainz, që shkëputet pikërisht nga Bochum, duke u ngritur pas dy humbjeve radhazi. Goli i St. Juste në fillimin e pjesës së dytë u mjaftoi të besuarve të Svensson, të cilët fillimisht falënderuan portierin Zentner, i cili u tregua shumë i aftë në neutralizimin e penalltisë së Bochum, të goditur nga Polter në minutën e 32’.

STUTTGART-LEIPZIG 0-2

Progresi pozitiv i Leipzig vazhdon nën drejtimin e ri të Domenico Tedescos dhe skuadra e Red Bull i afrohet zonës së Evropës. Moment i zi ndërkohë për Stuttgart në humbjen e tretë në katër të fundit dhe tani një hap larg rënies nga kategoria. Është Andrè Silva, me penallti, në minutën e 11, ai që zhbllokoi ndeshjen, më pas Nkunku mbylli llogarinë në minutën e 70 pas reagimit të ndrojtur të vendasve.

UNION BERLIN-HOFFENHEIM 2-1

Kërcen në vendin e tretë Union Berlin, me pikë të barabarta me Hoffenheim në kuotën e 31 pikëve, falë një fitore vendimtare në shtëpi me përmbysje. Në fakt, Hoffenheim kaloi në avantazh në minutën e 16 me autogolin e Baumgartl, por reagimi i Unionit ishte i menjëhershëm me golin e barazimit të Voglsammer në minutën e 22. Loja ishte e ekuilibruar, të dyja skuadrat po përjetojnë një moment të shkëlqyer forme dhe diferencën e bëri vetëm goli i Promel në minutën e 73, për t'i dhënë vendasve avantazhin përfundimtar.

WOLFSBURG-HERTA BERLIN 0-0

Pak emocione dhe zero gola në ndeshjen e fundit të klasifikimit mes dy emrave të rëndësishëm, por në pozita të vështira. Veçanërisht Wolfsburg vinte nga gjashtë humbje radhazi në kampionat dhe mori një pikë thelbësore për shpëtimin, duke arritur në 21 pikë. Skuadra tjetër e Berlinit, e cila po përjeton një moment të kundërt me kushërinjtë e tyre të Unionit, është në kuotën e 22 (vetëm tre pikë mbi zonën e rënies).

Germany Bundesliga

FC Cologne 0-4 Bayern Munich

Mainz 1-0 Bochum

Union Berlin 2-1 Hoffenheim

VfB Stuttgart 0-2 RB Leipzig

Wolfsburg 0-0 Hertha Berlin

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI