Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Video/ Magjia e De Bruyne thyen Chelsea: City arratiset +13 nga Blues të lënë në 'baltë' nga Lukaku

Lapsi.al 15 January 2022
Video/ Magjia e De Bruyne thyen Chelsea: City arratiset +13 nga Blues të

Manchester City-Chelsea nuk i zhgënjen pritshmëritë: ndeshja e madhe mes kryesuesve të Premier League ofroi ekuilibër të madh dhe veprime kampionësh. E pikërisht një prej tyre vendosi sfidën e mban firmën e kapitenit të Citizens: Kevin De Bruyne. Belgu, ish-lojtar i Blues, 20 minuta nga fundi shënoi pas një aksioni personal një gol sa të bukur aq edhe të rëndësishëm. Tani, Guardiola dhe skuadra e tij shkëputen në +13 në krye të kampionatit.

Chelsea i Tuchel vizitoi Cityn e Guardiolës, në një përsëritje të finales së fundit të Champions League. Pep zgjodhi Foden si referencë të avancuar ndërsa trajneri gjerman u fokusua te Lukaku dhe la Jorginhon në stol, ashtu si Havertz që kishte vendosur atë ndeshje. Kryesuesit e nisën fuqishëm dhe bënë presion ndaj londinezëve, të cilët megjithatë u kompaktësuan dhe tentuan të dalin përpara me kundërsulme me Lukakun, që shpeshherë ishte i izoluar. Sulmuesi belg kishte shansin e parë të vërtetë: përfitoi nga një gabim i Stones, fluturoi drejt portës, por më pas i shërbeu Ziyech, në pozicion jashtë loje, me një impuls altruizmi të tepruar. Me kalimin e minutave, mbrojtjet dolën fituese ndaj sulmeve, ritmet e furishme të minutave të para ranë dhe rastet humbën. Në minutën e 39', nga një gabim i Kovacevic lindi shansi më i mirë për skuadrën e Guardiolës: pasimi i kroatit u devijua nga De Bruyne e përfundoi te Grealish, goditja e të cilit u përplas me Kepan.

Pas pushimit, ndeshja ndoqi të njëjtin skenar, por u bë më kaotike. Dhe pas vetëm dy minutash, Lukaku e gjeti veten përballë Ederson: e majta e tij, sidoqoftë, u bllokua nga braziliani. Gabimet shumëfishohen e De Bruyne, në minutën e 70, me një veprim individual kaloi Kante dhe lëshoi një të djathtë kampioni. Është goli që vlen 1-0, duke vendosur ndeshjen dhe në të njëjtën kohë edhe kampionatin e Guardiolës, tani në +13 ndaj Chelsea dhe +14 ndaj Liverpool, i cili megjithatë ka dy ndeshje më pak.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI