Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Çështja Djokovic komplikohet, tenisti serb mbahet i ndaluar në Melbourne: ndërhyn Nadal

Lapsi.al 15 January 2022
Çështja Djokovic komplikohet, tenisti serb mbahet i ndaluar në

Gjykatësi Anthony Kelly urdhëroi ndalimin e Djokovic në Australi deri në përfundimin e procedurave ligjore për dëbimin e tij, objekt i një apeli në Gjykatës Federale. Djokoviç është futur sërish në një qendër paraburgimi emigrantësh në Melburn, pasi dëgjesës përpara funksionarëve të zyrës së imigracionit. Ai do të lejohet të takohet me avokatët përpara seancës vendimtare të dielën në mëngjes (të shtunën në mbrëmje në Shqipëri).

NADAL: "AUSTRALIAN OPEN MË I RËNDËSISHËM SE NJË LOJTAR"

"Sinqerisht, jam pak i lodhur nga situata. Australian Open është shumë më i rëndësishëm se çdo lojtar. Nëse ai luan në fund, në rregull. Nëse ai nuk luan, Australian Open do të jetë një Australian Open i mrekullueshëm, me ose pa të. Ky është këndvështrimi im". Kështu Rafa Nadal komentoi situatën e Novak Djokovic në Australi. Ndryshe nga tenisti serb, Nadal e ka bërë vaksinën. Ashtu si dhe 97 nga 100 lojtarët më të mirë të renditjes ATP dhe 96 nga Top 100 të renditjes ËTA. “E gjithë kjo mund të ishte shmangur, siç bëmë të gjithë, duke u vaksinuar, duke bërë të gjitha gjërat që duhej të bënim për të ardhur këtu në Australi”, tha kampionia Garbine Muguruza, 28 vjeçare dhe numri 3 në grupin e femrave. "Të gjithë i dinin rregullat shumë qartë. Thjesht duhet t'i ndiqni ato. Nuk mendoj se është aq e vështirë," shtoi ajo.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI