Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Numri 4 i botës del hapur kundër Djokovic: "I bëri rregullat vetë e na bëri ne budallenj"

Lapsi.al 13 January 2022
Numri 4 i botës del hapur kundër Djokovic: "I bëri rregullat

E masakruan për gjysmë sezoni për historinë e 'toilet break' dhe atëherë Djokovic e kishte mbrojtur. Tani, Stefanos Tsitsipas bëhet zëdhënësi i zhgënjimit të kolegëve të tij, të cilët ndryshe nga numri 1 në botë, kanë ndjekur rregullat për të mbërritur në Australi dhe për të marrë pjesë në Grand Slam-in e parë të sezonit. Gjatë një lidhje me një televizion indian, greku ishte shumë i qartë: "Ai luajti sipas rregullave të tij - tha Stefanos -. Dhe bëri atë që shumë lojtarë nuk mund ta bënin, veçanërisht në kohën kur ATP-ja shpalli kriteret për të hyrë në vend".

Tsitsipas më pas e shtoi dozën e kontestimit: "Askush nuk mendoi se mund të vinte në Australi i pa vaksinuar dhe pa marrë parasysh protokollet. Duhet vërtet shumë guxim për ta bërë gjithsesi dhe për të vënë në rrezik pjesëmarrjen në një turne Grand Slam. Sigurisht, është diçka që vështirë se dikush mund ta bëjë". E kur u pyet nëse Nole duhet të lejohet të luajë në Australian Open, ai tha: "Ka dy këndvështrime: nga njëra anë pothuajse të gjithë lojtarët janë plotësisht të mbuluar nga vaksina dhe kanë ndjekur rregullat për të luajtur turneun. Nga ana tjetër është dikush që ka preferuar të ndjekë rrugën e tij dhe që i bën të tjerët të duken budallenj…”. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga ATP, 97 lojtarë nga njëqind të parët janë vaksinuar rregullisht. Përveç Djokovic, i cili është gjithmonë në pritje të gjyqit dhe francezit Herbert, i cili madje spekuloi për t'i dhënë fund karrierës së tij, nëse do të detyrohej të imunizohej, është edhe Tennys Sandgren, i cili ka hequr dorë nga fluturimi për në Australi, besnik ndaj parimeve të tij.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI