Flash

Vlahovic peng i menaxherëve, klubet që e duan tremben nga komisionet: duan 18 milionë euro për firmën

Lapsi.al 13 January 2022
Vlahovic peng i menaxherëve, klubet që e duan tremben nga komisionet:

Dusan Vlahovic rrezikon të mbetet peng i menaxherëve të tij dhe dëshira për tu larguar nga Fiorentina për një klub prestigjoz të kthehet në një ëndërr në sirtar. E për më tepër, serbi ka thyer mardhëniet me Violat duke mos rinovuar kontratën dhe me deklarimin se kërkon të ndryshojë ambjent me cdo kusht. Faji për këtë situatë, sipas Daily Mail, është i komisioneve që kërkojnë që menaxherët e tij për firmën me lojtarin. Kështu, klubet e mëdha të interesuar për sulmuesin e Fiorentinës, që shkon në skadencë në verën e vitit 2023, (Tottenham, Arsenal dhe Atletico Madrid) frenohen nga 18 milionë eurot e kërkuara nga stafi i serbit.

Ndërkohë, në një intervistë për ‘Financial Times’, pronari viola Rocco Commisso rikthehet të thumbojë sulmuesin e tij, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës. "Vlahovic u rrit këtu. Dhe ai duhet të jetë mirënjohës, çfarëdo që të ndodhë, për klubin që e çoi atë atje ku është tani".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI