Flash

Aston Villa frikëson United me merkaton, para ndeshjes; pas Coutinhos edhe Digne nën urdhërat e Gerrard

Lapsi.al 13 January 2022
Aston Villa frikëson United me merkaton, para ndeshjes; pas Coutinhos  edhe

Nuk ndalet Aston Villa në merkato dhe Stiven Gerrard siguron një tjetër përforcim përpara ndeshjes me Manchester United në Premier League. Pas Coutinhos, të ardhur nga Barcelona, tashmë zyrtarisht pjesë e skuadrës nga Birmingami është bërë edhe Lucas Digne. Në katër vite me Evertonin francezi ka luajtur 113 ndeshje e ka shënuar katër gola, ndërsa rriten shpresat e Gerrard, për tu hakmarrë me United për atë skualifikim të pamerituar në FA Cup, kur dy skuadrat të jenë përballë të dielën në kampionat.

28 vjecari, mbrojtësi i majtës i kombëtares franceze, ishte nën kontratë me Evertonin deri më 2025, por marrëdhëniet e tij me teknikun Rafael Benitez ishin komplikuar shumë. Kështu, Digne ka nënshkruar një kontratë katër vjecare me Villians. Çmimi i transferimit ishte 30 milion euro, ndërsa Aston Villa është klubi i gjashtë për francezin, i cili më parë ka luajtur për Lille, Paris Saint Germain, Romën, Barcelonën dhe së fundmi me Everton.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI