Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Çështja Djokovic komplikohet, tamponi ka datë tjetër e mediat australiane njoftojnë: "Rrezikon 5 vjet burg"

Lapsi.al 12 January 2022
Çështja Djokovic komplikohet, tamponi ka datë tjetër e

Ndërsa pret të mësojë nëse mund të qëndrojë në Australi, situata e Nole Djokovic pasurohet me detaje të tjera. Kampioni serb është rikthyer të flasë në rrjetet sociale, duke shpjeguar versionin e tij të fakteve që kanë të bëjnë me menaxhimin e pozitivitetit ndaj Covid e duke pranuar disa gabime që mund të komplikojnë pozicionin e tij. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat australiane, në fakt, në bazë të “Crimes Act” Nole rrezikon pesë vite burg për deklarata të rreme. Në lidhje me verifikimin e pozitivitetit të tij, për më tepër, një tjetër mister u shfaq në datën e komunikuar nga tenisti për autoritetet australiane për të siguruar përjashtimin e vaksinimit.

GAZETARI I L'EQUIPE: "NOLE NUK THA SE ISHTE POZITIV"

Gazetari francez i L'Equipe, i cili intervistoi Novak Djokoviç në Serbi më 18 dhjetor, nuk ishte informuar se tenisti ishte pozitiv me Covid. Në një artikull të botuar nga gazeta sportive franceze, reporteri Franck Ramella shpjegon se ai mësoi për infeksionin vetëm pasi tenisti u arrestua në Australi. Gazetari më pas thotë se i është kërkuar që të mos bëjë pyetje për vaksinat gjatë intervistës, e cila zgjati rreth 30 minuta dhe u organizua në kuadër të ndarjes së çmimit Champions Aëard dell'Equipe për Djokovic. Gazetari raporton gjithashtu se serbi e ka mbajtur maskën gjatë intervistës, por e ka hequr atë gjatë fotosesionit për çmimin, siç ka pranuar edhe vetë tenisti. Më pas Ramella shton se ka rezultuar negativ në një test të kryer dje.

51% E AUSTRALIANËVE KËRKOJNË DËBIMIN E SERBIT

Sipas një prej enteve kryesore të sondazheve të Australisë, Utting Researc, 51% e qytetarëve besojnë se Novak Djokovic duhet të dëbohet. 31% ishin më tolerantë dhe votuan kundër, ndërsa 18 të tjerët preferuan të mos shpreheshin. Duke marrë të njëjtin pyetësori, më pas del se 43% kanë mendim negativ për “personazhin e Djokovic”, vetëm 27% pozitiv dhe pjesa tjetër nuk janë shprehur.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI