Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

El Clasico e Spanjës luhet në Arabi, Xavi sfidon Ancelottin për Superkupën: "Mund të jetë kthesa"

Lapsi.al 12 January 2022
El Clasico e Spanjës luhet në Arabi, Xavi sfidon Ancelottin për

Gjithçka është gati në Arabinë Saudite për “El Clasico” Real Madrid-Barcelona, gjysmëfinalja e parë e Superkupës së Spanjës. "Ne po bëjmë mirë dhe kemi qëndrimin e duhur për të provuar të fitojmë këtë Superkupë, titullin e parë të sezonit - shpjegoi trajneri i Realit, Carlo Ancelotti -. Mund të fitosh ose të humbasësh një ndeshje, por duhet ta luash atë në mënyrën më të mirë". “Kundërshtari ka patur më shumë probleme se ne, por në El Clasico nuk ka favoritë”, shtoi ai. "Për ne është një mundësi dhe një sfidë. Jemi shumë të motivuar dhe mund të jetë një pikë kthese", tha trajneri blaugrana, Xavi.

"Nëse lojtarët do të mendonin se ne jemi favoritë, do të shqetësohesha. Por nuk është kështu, askush nuk e mendon", ka përsëritur Ancelotti, i cili do t'i ketë në dispozicion të gjithë lojtarët për ndeshjen kundër Barcelonës. "Më pëlqen Xavi sepse ai ka ide të qarta për lojën që dëshiron të luajë - vazhdoi ai -. Ai ndjek identitetin e këtij klubi". “Kanë bënë gjëra të mira, me idetë e tij skuadra do të përmirësohet”, vijoi trajneri i Realit. Në kampionat, Real është dukshëm përpara, por Ancelotti përsëriti: "Ndeshja fillon nga zero me zero. Do të jetë si në Camp Nou kur Xavi nuk ishte".

Reali është skuadra në formën më të mirë për momentin, por loja është e paparashikueshme - u përgjigj Xavi - Askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë, pavarësisht diferencës në pikë në renditje. Do të mundohemi të jemi protagonistë dhe të bëjmë shumë gjëra mirë”, ka shtuar ai. E për ta bërë këtë, ish-fari i mesfushës blaugrana planifikon të rikuperojë disa lojtarë të rëndësishëm si Ansu Fati, Pedri González, Frenkie de Jong apo Ronald Araujo dhe shpreson për një debutim të mundshëm edhe të Ferran Torres.

"Përballem me ndeshjen me shumë dëshirë dhe entuziazëm për të fituar trofeun, gjë që do të jepte shumë besim për të përballuar pjesën tjetër të sezonit - vazhdoi Xavi - Ne presim një ndeshje shumë të ekuilibruar, secili me armët e veta dhe të dyja me lojtarë të cilësisë së lartë. "Ne po fillojmë një fazë të re me një trajner të ri, lojtarë të rinj dhe lojtarë të rikuperuar. Të gjithë duan të luajnë një El Clasico". “Unë shoh një Barçë në ndërtim e sipër, ne po përpiqemi t'i bëjmë gjërat siç duhet - përfundoi trajneri blaugrana - Ne jemi përmirësuar dhe do të përpiqemi të jemi vetvetja, të imponojmë modelin tonë dhe nuk do të jetë e lehtë”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI