Flash

Zyrtare/ Partizani e hoqi dje, Emiljano Musta firmos me Kukësin sot

Lapsi.al 12 January 2022
Zyrtare/ Partizani e hoqi dje, Emiljano Musta firmos me Kukësin sot

Emiljano Musta ka zgjidhur shumë shpejt dilemën e merkatos, që e mbajti vetëm 24 orë, pas divorcit të arritur me Partizanin. Klubi kryeqytetas, me blerjen e Fernandinhos i bëri të qartë lojtarit se nuk kishte më nevojë për të e megjithë dëshirën e anësorit të majtë për të qendruar me të kuqtë, gjërat përfunduan me largim 'mirëkuptues'.

Mbi lojtarin ishte Ballkani e Kukësi, por efekti Daja në Kosovë nuk ka qenë mjaftueshëm sa për ta bindur lojtarin të transferohet aty. Ai ka zgjedhur Kukësi, për tu rikthyer pas dy vitesh e tani kjo është zyrtare.

"Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi Emiljano Musta është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 29-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë deri në verën e vitit 2023, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër" shkruan komunikata e Kukësit.

Mbrojtësi nga Elbasani rikthehet te blutë pasi ishte akorduar me klubin përpara se t'i komunikohej vendimi për largimin nga Partizani. Kukësi i kishte bërë të qartë lojtarit se nëse siguronte transferimin falas, atëherë dyert për të ishin të hapura dhe në këtë mënyrë Longo, mund të ketë përforcimin e tij të krahut të majtë, ashtu si italiani kishte kërkuar.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI