Flash

Atletiko Madrid prish planet e Arsenal: Simenone ndërhyn për Vlahovic

Lapsi.al 12 January 2022
Atletiko Madrid prish planet e Arsenal: Simenone ndërhyn për Vlahovic

180 milionë euro të një operacioni në total për të marrë një sulmues si Dusan Vlahovic nuk trembin askënd e aq më pak Atletiko Madrid. Kështu, daljes së parë hapur nga Arsenal, që mendoi të digjte konkurencën përpara ankandit në verë, kanë nisur reagimet e para të klubeve të interesuara për sulmuesin e Fiorentinës. Me largimin thuajse të sigurtë në fund të sezonit të Luis Suarez, Atletico Madrid është tashmë në kërkim të zëvendësuesit të denje të 34-vjeçarit uruguajan, kontrata e të cilit përfundon në qershor.

Sipas të përditshmes spanjolle Mundo Deportivo, Colchoneros kanë zgjedhur 21-vjeçarin e Fiorentinës, si profili ideal për të zëvendësuar Suarez. Vlahovic ka shënuar këtë vit 16 gola në 20 ndeshje në kampionat dhe nuk ka ndërmend të rinovojë me violat kontratën që skadon në 2023. Pas një tentative të parë të humbur me klubin e Commisso, bardhekuqtë do të riprovojnë sulmin tjetër mbi goleadorin e teknikut Italiano.

Konkurrenca, në fakt, është shumë e madhe me Premier League (mbi të gjitha Arsenali dhe Totenhemi) që e kërkon prej shumë kohësh serbin. Gunners janë duke bërë presing me një ofertë të lartë, ndërsa tekniku Mikel Arteta, që është aktualisht tekniku i Arsenal, në prag të sfidës me Liverpool për gjysmëfinalen e Carabao Cup ka folur pikërisht për objektivin numër një të merkatos. “Arsenal është gjithnjë i interesuar për lojtarët më të mirë”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI