Flash

Video/ Skandal në Kupën e Afrikës, e mbyll ndeshjen dy herë para minutës së 90: arbitri del me eskortë policie

Lapsi.al 12 January 2022
Video/ Skandal në Kupën e Afrikës, e mbyll ndeshjen dy herë
E bujshme ajo që ndodh në Kupën e Afrikës në ndeshjen debutuese të grupit F mes Tunizisë dhe Malit. Ndeshja u fitua nga Shqiponjat maliane 1-0, por rezultati rrezikon të mos miratohet dhe është i mundshëm ankimimi i Tunizisë, që pa gjyqtarin Janni Sikazwe, arbitri nga Zimbabve i përzgjedhur për Botërorin e Rusisë 2018, të fërshëllejë fundin e ndeshjes 5 minuta më herët, edhe pse pastaj e rifilloi sërish, për ta mbyllur edhe njëherë pa kthim në minutën e 89 dhe 47 sekonda, pavarësisht 9 zëvendësimeve, ndërprerjeve të ndryshme, një kartoni të kuq dhe dy penalltive. Një gafë e dyfishtë që është e pabesueshme dhe që padyshim ka ndezur zemërimin e pankinës tuniziane, e cila u vërsul në fushë pas bilbilit të trefishtë (për herë të dytë) për të protestuar, duke pretenduar se rikuperimi duhej të luhej ende. Asnjë ndërhyrje e Var, gjyqtarët u larguan nga fusha të shoqëruar nga policia, ndërsa lojtarët nga Mali festonin për fitoren. Me ndeshjen të përfunduar, pra, me konferencat për shtyp të trajnerëve që po zhvilloheshin, ndodhi një tjetër ndryshim: CAF urdhëron që skuadrat të kthehen në fushë për të luajtur tre minutat e fundit (ato të rikuperimit) sipas urdhrave të arbitrit të katërt, dhe jo më të Sikawze, por Tunizia refuzoi dhe loja përfundoi njëherë e përgjithmonë. Të paktën për sa i përket fushës, sepse me sa duket polemika do të vazhdojë me ditë të tëra. Nga ana tjetër, sipas të gjitha gjasave, karriera e Sikazwe ka përfunduar.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI