Flash

Juventus gati për Superkupën me mendjen te... Depay: sondazh me Barcelonën për huazimin

Lapsi.al 12 January 2022
Juventus gati për Superkupën me mendjen te... Depay: sondazh me

Dëmtimi i rëndë i Federico Chiesas, për Juventusin ishte një "goditje" (për të cituar Chiellinin) që ndryshoi strategjitë e merkatos së bardhezinjve, të cilët tani kërkojnë një lojtar më shumë për të përforcuar repartin sulmues të Allegrit: një profil i nevojshëm, jo domosdoshmërisht një anësor. Në krye të listës së dëshirave, sipas asaj që raporton Sky Sport, është Sardar Azmoun i Zenit, por në orët e fundit është sërish i nxehtë emri i Memphis Depay, i cili tashmë u ishte propozuar bardhezinjve kur Xavi kërkoi Moratan.

Sulmuesi spanjoll nuk do të lëvizë nga Torino, Allegri e ka blinduar, por në orët në vijim Juventus mund të intensifikojë sërish kontaktet me Barcelonën për të kuptuar nëse është e mundur të merret holandezi në huazim.

Këtë sezon Depay ka shënuar 8 gola në 22 ndeshje dhe ndjesia me Xavi nuk duket ajo më e mira. Në janar hollandezi mund të largohet dhe Juventus është në dritare: nëse Zenit vazhdon të ndërtojë një mur për Azmoun, të cilin klubi rus planifikon ta mbajë deri në skadimin e kontratës në qershor 2022, hipoteza e Depay mund të konkretizohet.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI