Flash

Video/ Juventus shembet në minutën e 120: Inter rrëmben Superkupën me Sanchez

Lapsi.al 12 January 2022
Video/ Juventus shembet në minutën e 120: Inter rrëmben

Interi mposht Juventusin 2-1 në kohën shtesë dhe fitoi edicionin e 34-të të Superkupës së Italisë. Një gol i Sanchez ishte vendimtar në minutën e 120, kur penalltitë dukeshin të pashmangshme. Zikaltrit patën një fillim më të mirë, por bardhezinjtë ishin të parët që kaluan në avantazh me goditjen me kokë të McKennie (25'). Dhjetë minuta më vonë De Sciglio pengoi Dzekon dhe Lautaro Martinez nuk gaboi nga pika e bardhë. Në pjesën e dytë, shtyllë e Dumfries, pastaj epilogu i pabesueshëm.

Me suksesin e San Siros në Superkupën e Italisë, Simone Inzaghi bëhet tekniku i parë që mund bardhezinjtë në tre finale, si askush më parë në historinë e klubit torinez. Nuk ia del dot Allegri, që në Superkupën që e futi në histori me 7 prezenca duke kaluar Marcello Lippin, të merrte suksesin. Një ndeshje që sihte menduar e vështirë, jo vetëm sepse po luante kundër kryesuesve të kampionatit, por edhe për shkak të mungesave të rënda të De Ligt, Chiesa, Cuadrado, Szczesny e mungesës së rikuperimit të Bonuccit e Dybalas.

Një gol i Sanchez në aksionin e fundit para goditjeve të penalltisë, i favorizuar nga një çmenduri e Alex Sandro në zonën e Juventusit, i dhuroi Superkupën e Italisë Interit, i cili mposhti kështu bardhezinjtë 2-1 me përmbysje. Në një mbrëmje akullnajore në San Siro u vunë përballë dy filozofi: nga njëra anë dëshira për manovrim dhe zotërim i Interit, nga ana tjetër soliditeti dhe durimi i Juventusit, virtyte të rizbuluara pas çmendurisë bardhezi të parë në Olimpico. Në fund, zgjedhja e Simone Inzaghit u shpërblye, kur gjithçka dukej e vendosur për goditjet e penalltive. Interi mund të ngrejë kështu kupën e parë të sezonit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI