Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Sanchez, sms Inzaghit: "Nëse më lënë të luaj bëhem një përbindësh"

Lapsi.al 13 January 2022
Sanchez, sms Inzaghit: "Nëse më lënë të luaj
“Hej mik, kampionët janë të tillë. Kampionët bëjnë gjëra që të tjerët nuk i bëjnë, kampionët sa më shumë luajnë aq më të mirë bëhen. Isha i uritur për të fituar, shpresoja të luaja pas Lacios. Unë jam si një luan në kafaz, nëse më lënë të luaj, jam një përbindësh. Pastaj është trajneri që zgjedh". Alexis Sanchez nuk kërkon të ndalë vrullin e tij edhe në mikrofonat e Mediaset, pas golit vendimtar në minutën e 121, që rrëzoi Juventusin dhe i dha Superkupën Interit të tij: "Ndeshjet janë kështu, sa më shumë të luash aq më mirë ndihesh. Luajta me Lazion, mendoja të luaja sërish në Superkupë... Por isha i uritur, doja të fitoja diçka”. “Duhet të vazhdojmë kështu – shtoi kiliani pas festës së madhe me pankinën për golin dhe trofeun – është rruga e duhur dhe duhet të mendojmë gjëra të mëdha. Nuk kam kaluar kurrë një periudhë negative, thjesht nuk luaja. Sa më shumë të luaj, aq më mirë jam." Sanchez më pas zbuloi një prapaskenë në lidhje me marrëdhënien e tij me Simone Inzaghin: "Ai më tha se askush nuk ishte si unë dhe se do të më fuste në 15 minutat e fundit sepse bëja diferencën, por unë i përgjigjesha se më bënte të vuaja dhe se ai duhet të më kishte futur në fushë më parë”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI