Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Video/ Xhaka me të kuqe që në pjesën e parë: Arsenal ndal pa gola Liverpool në gjysëmfinalen e EFL Cup

Lapsi.al 13 January 2022
Video/ Xhaka me të kuqe që në pjesën e parë: Arsenal

Përfundoi 0-0, pa gola dhe me pak emocione ndeshja e parë e EFL Cup (Kupa e Ligës së Anglisë) mes Liverpool dhe Arsenal. Pas një jave, të enjten e ardhshme, kthimi për të vendosur se kush do ta sfidojë Chelsean në finale. Një barazim që i përshtatet mbi të gjitha Gunners, me dhjetë lojtarë për pothuajse të gjithë ndeshjen, pas kartonit të kuq për Xhakën në minutën e 24: Reds, pa Salah dhe Manè të angazhuar në Kupën e Afrikës, nuk e shfrytëzuan avantazhin numerik.

Në ndeshjen e parë, Gunners dalin të padëmtuar pavarësisht inferioritetit numerik në pjesën më të madhe të ndeshjes dhe mbajnë shpresat e hapura për t'u përballur me Chelsean në finale. Një nisje e ngadaltë e takimit dhe kthesa e mundshme e sfidës erdhi në minutën e 24, kur Xhaka ndërhyri me egërsi ndaj Diogo Jotës duke u ndëshkuar me karton të kuq. Kështu, Arsenal luajti me dhjetë lojtarë për pjesën më të madhe të ndeshjes, por Reds (pa yjet Manè dhe Salah të angazhuar në Kupën e Afrikës) e patën të vështirë të krijojnë raste shënimi dhe u përplasën rregullisht në mbrojtjen e londinezëve.

Pak emocione për Liverpool, ndërsa Arsenal u mbështet në kundërsulm me shpejtësinë e Sakas dhe Martinellit. Pikërisht Saka pati rastin më të mirë të ndeshjes, por megjithatë i mungoi cinizmi në zonë në minutën e 71. Dy formacionet bllokuan njëri-tjetrin deri në fund, djemtë e Klopp ishin makinozë dhe Arteta mund të kënaqet me një barazim të çmuar.

https://www.youtube.com/watch?v=I4au7Fu8tx8

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI