Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Benzema mposht Mbappé: zgjidhet futbollisti më i mirë francz nga France Football

Lapsi.al 15 January 2022
Benzema mposht Mbappé: zgjidhet futbollisti më i mirë francz
Karim Benzema është zgjedhur lojtari më i mirë francez i vitit 2021 nga France Football. Qendërsulmuesi i Real Madridit ishte protagonisti i një sezoni të madh që e ka parë atë të shënojë 47 herë (30 në La Liga, 7 në Champions League dhe një gol në Superkupën e Spanjës). Siç shpjegohet edhe nga faqja e klubit Blancos, ky është rezultati realizues më i mirë ndonjëherë në një vit kalendarik për sulmuesin. Është hera e katërt që Benzema e arrin këtë cmim, pas atyre të viteve 2011, 2012 dhe 2014. Në totalin e Benzema duhen shtuar edhe nëntë gola të tjerë me Francën. Ndër këto, "një përmendje të veçantë - lexohet akoma në faqen e Real Madrid - meriton goli i madh i shënuar në finalen e Ligës së Kombeve të fituar nga skuadra e tij. Sulmuesi i Real Madridit shënon me vazhdimësi dhe në fillim të vitit 2022 ai ka realizuar tre gola në tre ndeshje. I fundit, në gjysmëfinalen e Superkupës kundër Barcelonës, në të cilën u zgjodh MVP i ndeshjes”. Në rrjetet sociale, është shfaqur edhe krenaria e Benzema për të treguar trofeun por edhe Fair Play i Kylian Mbappé me komplimente në formën e duartrokitjeve. Ylli i PSG-së u mund nga bashkëkombasi i tij për garën për cmimin.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI