Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Covid mund t'i ketë shkaktuar miokardit: Bayern humbet për një kohë të pacaktuar Davies

Lapsi.al 15 January 2022
Covid mund t'i ketë shkaktuar miokardit: Bayern humbet për

Alphonso Davies, mbrojtësi 21-vjeçar kanadez i Bayern Mynih, vuan nga "inflamacioni i lehtë i muskulit të zemrës" (miokarditi) ndoshta si pasojë e Covid dhe do të duhet të pushojë për disa javë, zbuloi trajneri bavarez Julian Nagelsmann. Problemi nuk duhet të jetë më shumë se një bezdi, iu përgjigj Nagelsmann pyetjes për ashpërsinë e këtij inflamacioni. Mjekët nuk kanë siguri shkencore për origjinën e sëmundjes, "por probabiliteti që ajo rrjedh nga Covid është i madh", pranoi trajneri.

"Do të jetë jashtë fushës për një kohë të pacaktuar. Nuk është aq dramatike, por duhet të shërohet dhe do të duhet pak kohë," shtoi ai. Gjashtë lojtarë të tjerë të prekur nga Covid do të kthehen në skuadër nesër, për ndeshjen jashtë fushe në Këln, por, tha Nagelsmann, vetëm kapiteni Manuel Neuer dhe Corentin Tolisso janë gati të luajnë nga minuta e parë. Të tjerët, Leroy Sané, Dayot Upamecano, Omar Richards dhe Tanguy Nianzou "janë në fazën e rikuperimit, por jo mjaftueshëm të aftë për të zbritur në fushë që nga fillimi".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI