Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Messi nuk e ka parë fushën nga viti 2021: “U desh më shumë kohë se mendohej për tu shëruar nga Covid”

Lapsi.al 15 January 2022
Messi nuk e ka parë fushën nga viti 2021: “U desh më
I rezultuar pozitiv me Covid mes fundit të 2021 dhe fillimit të vitit të ri, për Lionel Messin, yllin e Argjentinës dhe Paris Saint-Germain, u desh më shumë se sa pritej për t'u negativizuar dhe rikuperuar formën. Madje, Pleshti ende duhet ta gjejë formën siç pranohet nga vetë shtatë herë Topi i Artë në mediat sociale. Nëpërmjet Instagramit, Messi ka dashur t'i dërgojë një mesazh tifozëve të shumtë që i kanë treguar afërsinë e tyre në këtë periudhë delikate dhe në të njëjtën kohë pyesnin se kur do të mund ta shihnin sërish në fushë. "Përshëndetje të gjithëve! Siç e dini unë kam pasur Covid dhe doja t'ju falënderoja për të gjitha mesazhet që kam marrë dhe t'ju them se mu desh më shumë kohë nga sa mendoja që të jem mirë dhe të shërohem. Tani jam pothuajse i shëruar dhe mezi pres të rikthehem në fushë. Unë jam stërvitur në këto ditë për të arritur në 100%, këtë vit do të ketë sfida shumë të bukura dhe shpresoj që shumë shpejt të shihemi. Faleminderit!!!".
Në këtë pikë është e vështirë të mendohet të shihet numri 30 i parizienëve në ndeshjen e nesërme ndaj Brest, më e mundshme në atë të radhës kundër Reims. Kampioni argjentinas do të ketë rreth një muaj kohë për t'u rikthyer në formë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, momenti i vërtetë vendimtar i sezonit të PSG-së.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI