Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Refuzohet apeli, Djokovic do të dëbohet nga Australia: "Respektoj vendimin"

Lapsi.al 16 January 2022
Refuzohet apeli, Djokovic do të dëbohet nga Australia: "Respektoj

Novak Djokovic nuk do të luajë në Australian Open. Në fakt, Gjykata Federale vendosi unanimisht anullimin e vizës së tij dhe për rrjedhojë dëbimin e serbit nga vendi. Tre gjyqtarët konfirmuan vendimin e marrë të premten nga ministri i imigracionit, që do të thotë se tenistit serb tani do të duhet të qëndrojë në paraburgim në Melburn deri në dëbimin e tij dhe për pasojë nuk do të jetë në gjendje të mbrojë titullin e fituar një vit më parë në Australian Open. “E respektoj dënimin, i zhgënjyer por do të largohem nga vendi”, komentoi në të nxehtë Nole.

Në përgjithësi, një urdhër dëbimi përfshin gjithashtu një ndalim tre-vjeçar të kthimit në Australi. Kështu, u konfirmua arsyeja me të cilën ministri i kishte anuluar vizën sportistit të pavaksinuar kundër Covid-19, domethënë se prania e tij në territorin australian mund të ishte një rrezik për shëndetin dhe "respektimin e rendit" dhe "mund të ishte kundërproduktive ndaj përpjekjeve të vaksinimit për të tjerët në Australi."

Vendin e Djokovic në Australian Open do të marrë italiani Salvatore Caruso, numri 150 në botë. Caruso, i mundur në raundin vendimtar të kualifikueseve, është në fakt humbësi i tretë me fat i turneut pasi dy të parët, amerikani Ernesto Escobedo dhe portugez Joao Sousa, ishin kthyer në turne për shkak të tërheqjeve të tjera.

DJOKOVIC: "RESPEKTOJ VENDIMIN, I ZHGËNJYER POR DO LARGOHEM"

"Dëshiroj të bëj një deklaratë të shkurtër për të folur mbi rezultatin e seancës së sotme gjyqësore. Tani do të marr pak kohë për të pushuar dhe për t'u rikuperuar, përpara se të bëj ndonjë koment të mëtejshëm përtej kësaj. Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me vendimin e gjykatës për të hedhur poshtë kërkesën time për shqyrtim gjyqësor të vendimit të ministrit për anulimin e vizës sime, që do të thotë se nuk mund të qëndroj në Australi dhe të marr pjesë në Australian Open”, komentoi Djokovic.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI