Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Video/ Krizë pafund për Teutën, tani e mund edhe Kastrioti: Çela e nis me fitore kundër kampionëve në fuqi

Lapsi.al 16 January 2022
Video/ Krizë pafund për Teutën, tani e mund edhe Kastrioti:

Kastrioti i jep vetes shpresë me një fitore gati të pamenduar kundër kampionëve në fuqi, duke lëvizur ujërat në fund të renditjes, pavarësisht se mbetet akoma në vendin e fundit. Kriza e Teutës, e thyer 2-0 në transfertë me golat e Bedri Grecës dhe Spartak Ajazit, nuk ndalet. Një fitore ajo e krutanëve, e para e Celës në pankinë, që i afron me grupin e skuadrave që sfidohen për mbijetesë.

Edi Martini nuk po gjen ekuilibrat e skuadrës së tij, që vazhdon të mos ketë stabilitet dhe gjërat në Kamëz u komplikuan që në minutën e 14′ kur Greca nuk gaboi përpara portës, duke mposhtur Pano Qirkon. Krutanët luajtën të sigurtë, duke parë edhe se kundërshtari nuk bënte keq, edhe pse golin e sigurisë e shënuan në pjesën e dytë. Teuta nuk gjeti mundësinë për tu imponuar dhe kundërsulmi i vendasve i dënoi në minutën e 72. Me vetëm 1 minutë në fushë, Ajazi shënoi golin e dytë, duke shtyrë në rrjetë topin e grushtuar nga Qirko pas goditjes së Kodrës.

Nuk pati më histori pas 2-0 me krutanët që blinduan prapavijën, pa i dhënë mundësi të besuarve të Martinit të ktheheshin në lojë. Kjo ishte fitorja e parë për Emiljano Çelën, në debutimin e tij në pankinën e Kastrioti, që vazhdon të qendrojë i fundit në klasifikim në kuotën e 11 pikëve, tani vetëm 4 nga zona e shpëtimit. Teuta jashtë cdo ojbketivi pozicionohet në vendin e 6 në kuotën e 18 pikëve.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI