Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Video/ Gjesti i shëmtuar i tifozëve të Tiranës, Xhaferri: "Nuk e pashë atë moment, më thanë që pati provokim"

Lapsi.al 16 January 2022
Video/ Gjesti i shëmtuar i tifozëve të Tiranës, Xhaferri:

Duke llogaritur fishekzjarrin që shpërtheu pranë asistentit Çokaj, tymueset që ndërprenë për disa minuta ndeshjen, madje edhe konfliktin e shpërthyer në hyrje të stadiumit për kartat e identitetit, episodi më i shëmtuar dhe problematik, për shkak se ishte një provokim i pastër, ishte ai që ndodhi në pushimin mes pjesëve, kur tifozë të Tiranës u ngjitën në katin e dytë të stadiumit dhe hapën fikëset e zjarrit të vendosura atje, duke i lëshuar mbi tifozët e Vllaznisë në tribunën ku ishin vendosur këta të fundit.

Kuqeblutë kanë reaguar duke thyer stolat e sektorit të tyre e duke i hedhur në fushë. Zemërimi i tyre është rritur edhe më shumë me mbërritjen e forcave të policisë, që pasi arritën të ndalonin tifozët e Tiranës që shkaktuan kaosin, rrethuan për shumë minuta tribunën e tifozëve të Vllaznisë, derisa shoqëruan jashtë disa prej tyre.

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, ka dashur të zbusë tonet e situatës së krijuar, por duke theksuar se bëhej fjalë për një provokim ndaj një skuadre si Vllaznia që luan 'Fair': "Nuk e pashë episodin sepse në atë moment nuk isha në tribunë, por më thanë që ishte një lloj provokimi. Ne jemi një skuadër që luan Fair Play dhe do të vazhdojmë të bëjmë kështu", përfundoi numri 1 i klubit kuqeblu.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI