Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Video/ Tre gola për debutimin e Mehmetit: Partizani fundos Egnatian, Skuka gol në ndeshjen e parë

Lapsi.al 16 January 2022
Video/ Tre gola për debutimin e Mehmetit: Partizani fundos Egnatian, Skuka

"Viti i ri, fat i ri" thonë dhe Partizani kërkon të bëjë shprehjen realitet. Në debutimin e Dritan Mehmetit në pankinë, të kuqtë kanë fiksuar një 0-3 në transfertë me Egnatian, duke fundosur rrogozhinasit në renditje. Sinjale pozitive për teknikun jo vetëm nga skuadra që e ndjek, por edhe nga blerja e fundit Skuka, një sulmues që Mehmeti e njeh mirë e që debutoi me gol në javën e 16.

Situata e vështirë e Egnatias i diktonte mënyrën e lojës skuadrës së Zekerija Ramadanit, që goditën edhe traversën me Imerin në pjesën e parë, por vuajtën psikologjikisht emrin dhe eksperiencën e kundërshtarit, që në pjesën e dytë bëri diferencën me tre gola të shënuar e një ndeshje të vënë në kasafortë. Esat Mala hapi serinë e golave në minutën e 47, ndërsa Skuka siguroi rezultatin në minutën e 61. Vulën ndeshjes ia vuri Rrapaj, me golin e tretë 17 minuta nga fundi.

Kampionati i rifillon me një kalendar të thjeshtë të kuqve, që pasi likuiduan rrogozhinasit, do të ndeshen me Kastriotin javën e ardhshme. Me suksesin 0-3, Partizani u rikthye te fitorja pas 2 humbjesh radhazi, duke u ngjitur në kuotën e 21 pikëve, në vendin e 5. Po shkon gjithnjë e më keq për Egnatian, që mbajnë vendin e 9 me 14 pikë në 16 ndeshje dhe javën e ardhshme shkojnë vizitorë në Shkodër përballë Vllaznisë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI