Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Everton shkarkon Benitez: Toffees mendojnë për Rooney

Lapsi.al 16 January 2022
Everton shkarkon Benitez: Toffees mendojnë për Rooney
Everton ka vendosur të shkarkojë Rafael Benitez. Ish-trajneri i Liverpool paguan paraqitjen e dobët të skuadrës së tij në Premier League, ku pas një starti të shkëlqyer (5 fitore në 7 javët e para) ka vetëm një fitore në tre muajt e fundit, ndaj Arsenal në fillim të dhjetorit. Ka peshuar mbi këtë zgjedhje, në veçanti, disfata e rëndë kundër Norwich, e cila bëri që Toffees të rrëshqasin në buzë të zonës së rënies nga kategoria. Ajo që ia ka komplikuar më tej jetën ka qenë edhe kaosi Covid i javëve të fundit, me Everton që ka shtyrë 3 nga 5 ndeshjet e fundit të Premier, të planifikuara sipas programit. Benitez sapo kishte kaluar në raundin e tretë të FA Cup duke mundur Hull City në kohën shtesë, por u eliminua në mënyrë sensacionale me penallti nga QPR në Carabao Cup në shtator. Klubi ka njoftuar se në ditët në vijim do të komunikohet emri i zëvendësuesit, edhe pse në Angli e marrin si të mirëqenë që për momentin detyra do t'i besohet provizorisht Duncan Ferguson, ndihmës trajnerit aktual, i cili e ka kryer këtë funksion edhe pas shkarkimit të Marco Silvës dhe para ardhjes së Carlo Ancelottit në 2019. Ndërkohë, klubi po mendon për një zgjedhje afatgjatë: ndër emrat e nxehtë është ai i Frank Lampard dhe Nuno Espirito Santo, por më sugjestionues është padyshim ai i Wayne Rooney, ish-ylli i Everton, përpara se të bashkohej me Manchester United dhe tekniku aktual i Derby County në Championship.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI