Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

"Dhurata që kam marrë është që jam trajner i Partizanit": ndryshim filozofie e debutim super për Mehmetin

Lapsi.al 16 January 2022
"Dhurata që kam marrë është që jam trajner i

"Kam marrë dhuratën më të madhe që jam trajner i Partizanit". Me këto fjalë Dritan Mehmeti ka përjashtuar kërkesat në merkato, për javët e mbetura të janarit, ndërsa i gëzohet rezultatit të marrë kundër Egnatias, pavarësisht se në pjesën e parë të tijtë lanë shumë për të dëshiruar: "E nisëm pjesën e parë të kujdesshëm, ndikoi dhe aspekti psikologjik. Lojtarët kishin humbur besimin. Kam ndryshuar edhe mënyrën dhe filozofinë si Partizani duhet të shprehet në fushë. Partizani do të jetë shumë agresiv dhe i vrullshëm. Skuadra duhet të jetë shumë më fluide në të dyja fazat e lojës dhe duhet të sillet si një", tha tekniku.

Në lidhje me impaktin që ka patur në skuadër, Mehmeti ka sqaruar: "Unë e njoh skuadrën, jam i brendshëm, një pjesë të skuadrës ia njoh karakteristikat. Jam i familjes së kuqes, skuadra ka vuajtur në aspektin psikologjik, kam rritur entuziazmin dhe kam vlerësuar lojtarët. Është e rëndësishme ta duash klubin dhe të japësh maksimumin". Tekniku ka bërë një vlerësim të shpejtë edhe për të ardhurit në skuadër në janar: "Duke pasur parasysh natyrën që unë kam, është e rëndësishme që lojtarët janë të barabartë, por kanë vlera të ndryshme. Kallaku dhe Bitri kanë vlera, i kanë dhënë provat. Por do ta bazojmë lojën te grupi dhe të shprehen individët. Gjithsecili të japë maksimumin për këtë fanellë dhe të bëjë diferencën. Një fitore nuk të nxjerr në ndryshim, dita ditës duhet të punojmë".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI