Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Video/ Superkupa e Spanjës është e Real Madrid: Modric e Benzema ndihmojnë Ancelottin t'i marrë titullin Bilbaos

Lapsi.al 16 January 2022
Video/ Superkupa e Spanjës është e Real Madrid: Modric e Benzema

Trofeu i parë i sezonit spanjoll përfundon në palmaresin e Real Madrid. Blancos mposhtën 2-0 Athletic Bilbao në finalen e Superkupës së Spanjës dhe hapën me sukses ciklin Ancelotti-bis. Në Riad, rreziku i parë erdhi nga një veprim i Benzema, diagonalja e të cilit përfundoi ngjitur me shtyllën. Pas gjysmë ore në katedër u ngjit Casemiro, i cili fillimisht provon goditjen nga jashtë zonës, pastaj provoi me kokë në goditjen nga këndi, por në të dyja rastet gjeti përgjigjen e Unai Simón. Episodi që zhbllokoi ndeshjen erdhi në minutën e 38, kur Rodrygo kaloi në të djathtë dhe shërbeu në qendër për Modric, që gjeti këndin e pambuluar duke shënuar golin e 1-0. Athletic reagoi dhe iu afrua barazimit në fund të pjesës së parë me veprimin individual të Sancet, e djathtë e të cilit kaloi pak mbi traversë.

Në pjesën e dytë, blancos shfrytëzuan menjëherë mundësinë për të mbyllur ndeshjen: goditja e Benzema u devijua me dorë nga Alvarez dhe arbitri Grado akordoi penalltinë që vetë francezi e realizoi duke e dërguar topin aty ku Unai Simón nuk arriti dot. Bilbao e kishte të vështirë të bënte keq dhe humbi mundësinë për t'u rikthyer në lojë.

Protagonist negativ i mbrëmjes ishte Raul Garcia, i cili me kokë shpërdoroi golin e mundshëm të 1-2 dhe në minutën e 87 shpërdoroi edhe penalltinë e fituar nga prekja e topit me dorë nga Militão (me pasojë kartonin e kuq): goditja qendrore e tij u bllokua me këmbë nga Courtois. Sulmi i fundit në epërsi numerike nuk mjaftoi dhe Real Madrid mbrojti 2-0 që i lejoi ata të ngrenë trofeun e parë të sezonit të tyre, Superkupën e dymbëdhjetë të Spanjës në historinë e klubit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI