Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

I ati i Djokovic akuzon: "Tentativa për të vrarë tenistin më të mirë në botë u mbyll"

Lapsi.al 16 January 2022
I ati i Djokovic akuzon: "Tentativa për të vrarë tenistin

“Përpjekja për të vrarë tenistin më të mirë në botë ka përfunduar, 50 plumba në gjoksin e Novak”. Srdjan Gjokovic, babai i tenistit serb të dëbuar nga Australia për shkak se nuk ishte vaksinuar kundër Covid, ka reaguar duke akuzuar në rrjetet sociale. "Në fund të fundit, ai ndihmon një lojtar të ri 17-vjeçar - thotë ai -. Ky është Nole, një burrë, një vëlla. Shihemi në Paris."

Edhe Komiteti Olimpik Serb u rreshtua përkrah Djokovic. "Pavarësisht këtij vendimi skandaloz, ne e konsiderojmë Novak edhe një herë fitues. Në mënyrë josportive ai u pengua të garonte për titullin e tij të dhjetë në Australian Open" - lexohet në një komunikatë të shpërndarë nga mediat australiane -. Në veçanti, është e papranueshme të pritej të merrej një vendim një minutë para fillimit të turneut, në mënyrë që Novak të ishte në një situatë ndryshe nga tenisistët e tjerë, nëse i lejohej të qëndronte në Australi".

I njëjti mendim ndahet edhe nga Federata serbe e tenisit. “Farsa ka mbaruar. Kësaj radhe politika e ka mundur sportin”, shkruhet në një deklaratë. Federata tha se Djokovic i plotësonte të gjitha kushtet për të hyrë në Australi, por "për shkak të presionit politik, viza e tij u anulua për 'interes publik'. Ndërhyrja politike në sport ka hapur shumë çështje. Çfarë mesazhi po jep Australia, organizatorja dy herë e Lojërave Olimpike, në funksion të Lojërave 2032? Sportistët, edhe kur i plotësojnë në mënyrë adekuate të gjitha kushtet për hyrje në vende, mund të hiqen nga lista e pjesëmarrësve, të ndalohen si kriminelë dhe të dëbohen për vendime politike? Ne besojmë dhe shpresojmë që pas kësaj padrejtësie të kryer, jo vetëm ndaj një lojtari historikisht të suksesshëm, por edhe ndaj një personi të jashtëzakonshëm, Novak do të dalë më i mirë dhe më i fortë, si zakonisht”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI