Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Video/ Liverpool mposht Brentford dhe është i dyti: tregolëshi i Harrison shemb West Ham

Lapsi.al 16 January 2022
Video/ Liverpool mposht Brentford dhe është i dyti: tregolëshi i

Liverpooli kthehet të buzëqeshë në Premier League dhe rimerr vendin e dytë. Pa Mané dhe Salah, Reds mposhtën Brentfordin me një rezultat të pastër 3-0 dhe afrohen në -11 pikë nga Manchester City kryesues me golat e Fabinhos në fund të pjesës së parë dhe Oxlade-Chamberlain e Minamino në pjesën e dytë. Në ndeshjen tjetër të kampionatit anglez, Leeds mposhti West Ham me një 3-2 spektakolar në transfertë.

Liverpooli nuk e vuri në diskutim sfidën me Brentford, 3-0 dhe tani është 11 pikë prapa Manchester City (që ka luajtur një ndeshje më shumë). Një takim jo i lehtë për të besuarit e Klopp, pa Mané dhe Salah, të përfshirë në Kupën e Afrikës. Në Anfield, vendasit shtynë përpara që në minutat e para dhe iu afruan avantazhit me Van Dijk, ndaj të cilit Fernandez u tregua reflektiv. Kur miqtë nisën të rriteshin në lojë, duke i shkuan madje pranë golit me Toney, Liverpool zhbllokoi rezultatin: në minutën e 44 Fabinho me kokë realizoi golin e parë.

Pasi rrezikoi në goditjen e Mbeumo, Liverpool mori kontrollin e lojës dhe mbylli rezultatin para se të hynte në fazat e fundit. Diogo Jota paralajmëroi me një diagonale të stampuar në shtyllë, në të djathtë të Fernandezit, por 2-0 nuk vonoi. Në minutën e 69, Oxlade-Chamberlain fiksoi golin e dytë, pas krosimit të Robertson. Në minutën e 77', Brentford i dhuroi Firminos topin që braziliani e shërbeu për Minaminon, që shënoi 3-0 përfundimtar. Të besuarit e Klopp kthehen të fitojnë pas tre ndeshjesh dhe konfirmojnë veten si alternativa e parë ndaj City, ndërsa Brentford, me humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit, mbetet me 23 pikë. Në ndeshjen tjetër të sotme në Premier League, Leeds fitoi 3-2 në West Ham falë trigolëshit të Harrison, që bëri të pavlefshëm golat e Bowen dhe Fornals.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI