Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Makthi i Botërorit vazhdon, Maqedonia eleminon Italinë: penalltia e humbur e Yilmaz dënon Turqinë

Lapsi.al 24 March 2022
Video/ Makthi i Botërorit vazhdon, Maqedonia eleminon Italinë:

Befasia e madhe në gjysëmfinalet e plyoff në rrugën drejt Katar 2022 është eleminimi i Italisë në shtesë përballë Maqedonisë së Veriut. Avancon 3-1 edhe Portugalia, jo pa frikë përballë Turqisë që humbi një penallti me rezultatin 2-1 pesë minuta nga fundi e tani të dyja do të sfidohen për një vend në Botëror. Në anën tjetër Uellsi me dygolëshin e 'parazitit' Bale kalon 2-1 Austrinë, ndërsa Suedia kishte nevojë për kohët shtesë për të kaluar Republikën Çeke.

Italia humbet 0-1 gjysmëfinalen e play-off kundër Maqedonisë së Veriut dhe dështon të marrë aksesin për në Kupën e Botës 2022, duke mbetur në mënyrë sensacionale jashtë kompeticionit kryesor ndërkombëtar, për edicionin e dytë radhazi. Të kaltrit e Mancinit dominuan për mbi 90', shpenzuan shumë dhe u ndëshkuan në minutën e 92 nga goli i mrekullueshëm i Trajkovskit. Tashmë maqedonasit do të luajnë për një vend në Katar në finale kundër Portugalisë. Një katastrofë e vërtetë Italia: në Palermo triumfon Maqedonia e Veriut. Kombëtarja e Mancinit shpenzoi shumë, pa qartësi në njëzet metrat e fundit. Në pjesën e parë e vetmja mundësi e pastër i ndodhi Berardit: portieri Dimitrievski i dhuroi topin pas një gabimi në vendosje, por u fal nga e majta e sulmuesit italian. Edhe në pjesën e dytë Berardi kishte dy mundësi të rëndësishme, por mbrojtja maqedonase rezistoi. Dushi i ftohtë erdhi në shtesë: goditja tokazi me të majtën e Trajkovskit në minutën e 92, përfundoi aty ku Donnarumma nuk arriti dot. Dhe errësira zbriti mbi stadiumin Barbera.

Portugalia respekton parashikimin dhe eliminon Turqinë. Në Estadio do Dragão, CR7 dhe shokët e skuadrës fituan 3-1 dhe shkojnë në ndeshjen e fundit të play-off, atë që vlen një vend në grupet e Katarit 2022. Do të jenë ata kundërshtarët e Maqedonisë së Veriut, vrasësit të Italisë. Të besuarit e Fernando Santos e nisën fuqishëm menjëherë dhe u përpoqën të bëjnë që kualiteti më i lartë teknik të peshojë në fushë. Pas një çerek ore lojë Bernardo Silva goditi shtyllën dhe Otavio mbërriti i pari për të shtyrë topin në rrjetë për avantazhin 1-0. Turqit tentuan të kundërpërgjigjen me Under dhe Kokcu, por pa kaluar Diogo Kostën. Portugalia mbajti topin dhe goditi sërish mbrojtjen kundërshtare në minutën e 42 me një goditje me kokë të Diogo Jota, i cili dërgoi krosin e Otavios në rrjetë. Kualifikimi dukej në kasafortë dhe vendasit shtyjnë në kërkim të trisit. Turqit nuk u dorëzuan dhe rindezën lojën në minutën e 65, kur një filtër i bukur i Under e liroi Burak Yilmazin në zonën e rreptësisë: sulmuesi i Lille mposhti Diogo Costan, duke ngushtuar diferncën. Turqit kanë shansin e madh të barazonin pesë minuta nga fundi, për një faull të Fonte në zonën e rreptësisë. Yilmaz gaboi nga penalltia duke goditur jashtë dhe Portugalia përfitoi të mbyllte historinë me golin e Nunes, në minutën e 94.

Uellsi shkon në takimin e fundit me Skocinë duke eleminuar 2-1 Austrinë me një dygolësh të Gareth Bale. Sulmuesi shënoi një gol në cdo pjesë lojë, duke dënuar austriakët që nuk arritën të ndryshonin fatet e lojës. Pasi mungoi në Klasiken me Barcelonën Bale zbriti në fushë me kombëtaren dhe në minutën e 25 kaloi Uellsin në avantaz. Sulmuesi u përsërit në minutën e 51, në asistin e Davies, ndërkohë që Sabitzer ngushtoi diferencën në minutën e 64, pa bërë dot më shumë.

Suedia kishte nevojë për kohën shtesë që të kalonte Cekinë dhe të shkonte në takimin me Poloninë, që ishte e kualifikuar për shkak të përjashtimit të Rusisë. Në një ndeshje të ekuilibruar vendosi në minutën e 110 Quinton, në asistin e Isak, duke vrarë shpresat e cekëve për të bërë rezultat.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI