Flash

Locatelli shërohet nga Covid: mesfushori i Juventusit ‘vrapon’ drejt kombëtares

Lapsi.al 24 March 2022
Locatelli shërohet nga Covid: mesfushori i Juventusit ‘vrapon’

Manuel Locatelli është shëruar nga Covid-19. Mesfushori i Juventusit kishte rezultuar pozitiv javën e kaluar, pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Villarealit. Sot në mëngjes, klubi i Juventusit bëri të ditur negativitetin e tij me një deklaratë zyrtare: "Locatelli - shkruhet në faqen e internetit - kreu kontrollin me një test diagnostikues (tampon) për Covid-19 me rezultate negative. Për këtë arsye lojtari është i shëruar dhe nuk do t’i nënshtrohet më regjimit të izolimit, kështu që do të niset në mbrëmje për të arritur në grumbullimin e kombëtares italiane në Coverciano”.

Në këtë pikë, mesfushori i Juventusit rikthehet potencialisht në dispozicion të trajnerit Mancini, gjithmonë në rast se Italia do të mposhtë Maqedoninë dhe do të luajë finalen e playoff për një vend në Botëror kundër Portugalisë apo Turqisë.

Të këshilluara

Abraham nuk mjafton: Mourinho kërkon sulmues

23 golat e shënuar nga Abraham nuk mjaftojnë, ndërsa Roma ka nevojë edhe për golat e sulmuesve të tjerë. Rënia e repartit të sulmit, bën përjashtim qartësisht v...

12:56

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI