Flash

Abraham nuk mjafton: Mourinho kërkon sulmues

Lapsi.al 24 March 2022
Abraham nuk mjafton: Mourinho kërkon sulmues

23 golat e shënuar nga Abraham nuk mjaftojnë, ndërsa Roma ka nevojë edhe për golat e sulmuesve të tjerë. Rënia e repartit të sulmit, bën përjashtim qartësisht vetëm qendërsulmuesi anglez, e detyron klubin verdhekuq që të çojë përpara një plan për një revolucion duke hyrë plotësisht në merkaton verore.

Largohen Karles Perez, Feliks (në huazim), por ndoshta edhe Shomurodov. Në brendësi të skuadrës lojtarë që mund të garatojnë shënimin e më shumë golave, asisteve dhe mbështetjes së qendërsulmuesve. Një prej emrave që pëlqehet shumë nga Tiago Pinto dhe Mourinho është Gonzalo Gedes i Valencias. Sulmuesin, që luan si anësor, me kombësi portugeze, Mourinho e njeh shumë mirë dhe do të donte ta kishte në organikë. Gedes është 25 vjeç dhe administrohet nga Mendes, menaxheri i Mourinho, i cili ka sjellë në Romë edhe Rui Patricion dhe Serxhio Oliverën. Kontrata e tij përfundon më 2024 dhe kartoni i Gedes ka një vlerë prej 30 milion euro.

Duke mbetur në temën e sulmuesve, një tjetër emër mbi të cilin është vendosur e gjithë vëmendja është ai i Kostic. Sulmuesi serb 29-vjeçar i pëlqen Romës, por edhe Lacios. Madje Kostic ka njoftuar tashmë se nuk do të rinovojë kontratën, e cila është në përfundim me Eintraht Frankfurt, ndërsa kërkon të zbarkojë në kryeqytetin italian.

Në varësi se cilin do të zgjedhë lojtari, Roma i ka drejtuar sytë edhe tek Antonio Barak. Lojtari i Veronës është duke zhvilluar një sezon shumë të mirë dhe është duke u ndjekur më shumë vëmendje nga klubi verdhekuq, që është në raporte të mira me klubin veronez pas marrëveshjes me Kumbullën. Verona e vlerëson Barak mes 18 deri në 20 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI