Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Sarri nuk e sheh si portierin e të ardhmes, Strakosha drejt Torinos

Lapsi.al 23 March 2022
Sarri nuk e sheh si portierin e të ardhmes, Strakosha drejt Torinos

Fakti që është kthyer të jetë titullar mund të mos ndryshojë asgjë:

Thomas Strakosha është në dalje nga Lazio. Portieri shqiptar, me kontratën që përfundon në qershor, do t'i bashkohet kështu katër lojtarëve të tjerë, të gjithë të destinuar për t’i dhënë lamtumirën Formelos. Ata janë Luis Felipe, Patrik, Lucas Leiva dhe Reina (spanjolli do të mund të mbetet vetëm në rast kualifikimi në Europë).

Për Strakoshën, në muajt e kaluar, kanë qarkulluar zëra për një rinovim të mundshëm dhe, në fakt, rihapja e bisedimeve ka ndodhur, edhe pse asnjë rezultat. Portieri i kombëtares së Shqipërisë kërkon të jetë titullar dhe do të marrë një vendim në fund të sezonit. Fakti që Strakosha është kthyer titullar nuk ndryshon gjë, sepse Sarri kërkon ta nisë me një numër 1 të ri në kuadratin e portës.

Në këtë pikë, Torino kërkon të përfitojë nga situata, duke qenë të pakënaqur nga dy portierët e tyre: Milinkoviç, vëllai i mesfushorit të Lazios, Sergej, dhe Berisha. E kështu, granatat kanë nisur të interesohen për Strakoshën duke e ditur përfundimin e kontratës së portierit me Lazion, gjë që do ta transferonte 27 vjecarin me parametër zero.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI