Flash

Pogba i palumtur në Manchester: "Më vodhën sendet e mamasë dhe medaljen e Kupës së Botës"

Lapsi.al 23 March 2022
Pogba i palumtur në Manchester: "Më vodhën sendet e

Për 'Le Figaro' Paul Pogba nuk përdor fjalë të mesme për të treguar për përvojën e tij te Manchester United: "Duhet të jem i sinqertë, pesë sezonet e fundit nuk më kënaqin, por me të vërtetë aspak. Këtë vit nuk do të të fitojmë asgjë akoma. Se në Manchester apo në një klub tjetër, unë dua të fitoj trofe”. Fjalë që duken si preludi i një lamtumire në fund të sezonit dhe lënë një fije shprese edhe për tifozët e Juventusit që ëndërrojnë një rikthim që do ta ngrinte shumë nivelin e mesfushës së bardhezinjve.

"Te Franca unë luaj dhe e di rolin tim - shtoi ai - ndjej besimin e trajnerit, të shokëve të skuadrës. E ndjej ndryshimin me Manchester, sepse është e vështirë kur ndryshon shpesh pozicionin, sistemin e lojës apo lojtarin në krah. Me trajnerin shkojmë mirë, por a kam vërtet një rol fiks te Manchester United? Unë e bëj pyetjen dhe nuk kam përgjigje."

Pogba zbuloi edhe detaje personale, si ato që kanë të bëjnë me depresionin dhe grabitjen e pësuar: "Kam vuajtur nga kjo e keqe. Herët e para më ka ndodhur në vitet e Mourinhos. Ndonjëherë ndodh që nuk e di se je në depresion, dëshiron vetëm të izolohesh dhe të qëndrosh vetëm: këto janë shenja të pangatërrueshme. Pas zhgënjimit të largimit nga Champions League zbulova se tre persona kishin hyrë në shtëpi duke vjedhur gjithçka. Aty ishin xhevahiret e nënës sime, medalja ime e kampionit të botës. Ajo që më frikësoi më shumë, megjithatë, ishte se dy fëmijët e mi ishin në shtëpi me dadon gjatë këtij incidenti. Ajo dëgjoi gjithçka, thirri gruan time dhe sigurimin, pastaj u mbyll me fëmijët në një dhomë. Për disa ditë ajo ishte e tronditur. Gjëja kryesore është se fëmijët e mi janë mirë”.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI